Pogradec, makina përplas për vdekje fëmijën
Një fëmijë ka humbur jetën paraditen e sotme në Pogradec pasi është përplasur nga një automjet.
Aksidenti i rëndë ka ndodhur në aksin Pogradec-Tushemisht ku makina e cila drejtohet nga 19-vjeçari Xhoi Buzo ka përplasur të miturin me inicialet G.K. i cili ishte duke udhëtuar me një biçikletë.
Përplasja ka qënë fatale për të miturin i cili ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të rënda.
Menjëherë pas aksidentit, Buzo është larguar nga vendngjarja duke braktisur edhe mjetin por është arrestuar disa minuta më pas nga policia.
Ndërkohë policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.