E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukësi pa ujë, banorët akuzojnë firmën ndërtuese të ujësjellësit të ri

cezmaKukës- Një defekt në rrjetin e ujësjellësit në Kukës ka bërë që mijëra banorë të vuajnë mungesën e ujit të pijshëm në këto ditë të nxehta vere.

Vetë banorët shprehen se probleme me furnizimin me ujë ka pasur prej vitesh, por nuk janë hasur ndërprerje kaq të gjata. Prej disa ditësh në banesat e Kukësit nuk shkon asnjë pikë ujë, ndërsa banorët akuzojnë firmën ndëruese të ujësjellësit, pasi sipas tyre janë shpenzuar 4 mln euro për ujësjellësin e ri dhe situata është bërë më shqetësuese dhe nuki ëhstë përmirësuar. Ata kanë parlajmëruar se nëse nuk rikthehet uji do të bëjnë kallzim në prokurori ndaj firmës përgjegjëse.

Një tjetër element që ndikon në ndërprerjen e furnizimit me ujë është dhe shpërdorimi i tij nga lavazhet, pasi janë me dhjetra të tillë që përdorin ujin e pijshëm për larjen e makinave.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›