Kukesi perfundon rinumerimi i 15 kutive

Kolegji Zgjedhor përfundoi rinumërimin e 15 kutive të votimit të qarkut të Kukësit. Këto kuti u hapën me kerkesën e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Sipas përfaqësuesve të saj ligjorë, ka patur parregullësi në votimin e Kukësit dhe në nxjerrjen e tabelave të rezultateve gjykuar nga materialet filmike. Sipas LSI, mandati i tretë në këtë qark i takonte kandidatit të kësaj force politike. Kolegji mori parasysh kërkesën dhe vendosi rinumërimin e votave që u bë në ambjentet e gjykatës. 13 nga 15 kutitë e numeruara në fillim nuk e ndryshuan rezultatin dhe diferencat në shifra ishin shumë të vogla. Dy kutitë e fundit kanë patur probleme me kodet e sigurisë. Në një kuti ato ishin të pesta të ndryshme dhe në një tjetër ndryshonin dy kode. Me gjithë kontestimin e LSI, Kolegji vendosi rinumërimin e këtyre dy kutive që e lënë sërish rezultatin në 3 me 1. Kolegji dëgjoi më pas pretendimet e Lëvizjes Socialiste për integrim, që kërkonte të mos pranohej rezultati në dy kutitë e fundit sepse siguria e tyre ishte cënuar dhe pretendimet e Partisë Demokratike si palë e interesuar dhe KQZ që mbështeti këtë pretendim. Kolegji tashme është tërhequr për të marrë një vendim që do shpallet së shpejti. / Top Channel