E Martë, 3 Nëntor 2026

Kukësi përgatitet për dimrin, burrat mbledhin drutë, gratë përgatisin turshitë

Shtatori për familjet që jetojnë në fshatrat e Kukësit simbolizon fillimin e punës për përgatitjet vjeshtë-dimër ku kryesore mbetet sigurimi i lëndës drusore për ngrohje dhe ushqimi i bagëtive.

72-vjeçari Hysni Gashi nga fshati Nang thotë se për këtë dimër arriti t’i sigurojë drutë me vështirësi për shkak të çmimit te lart që po shiten. Gjithashtu ka filluar puna edhe për përgatitjen e turshive të ndryshme që kryhen nga zonjat e shtëpisë.

“Radha e parë është sigurimi i lëndës drusore. E dyta, më pas duhet të kesh bukën sepse dimri është i vështirë,” thotë Hysni Gashi.

“Fillojmë të përgatisim sallatat, turshitë, gjizën, salcën. Krejt gjërat që bëhen,” thotë e shoqja.

Është sezoni i vjeljes së disa prodhimeve bujqësore por për këta familje për shkak të reshjeve frutat e perimet u dëmtuan dhe sollën shumë pak prodhim.

Një problem që vihet re thuajse në gjithë fshatrat është ulja e numrit të bagëtive, Hysniu tregon se ka vetëm një lopë e kjo për konsum familjar.

“Lopa të sjell gjizën, lopa të sjell djathin, lopa të sjell viçin. Dhe me një viç unë mbuloj të gjitha shpenzimet e vitit. E shes,” thotë Hysni Gashi.

Çifti Gashi pavarësisht moshës përgatitjet për vjeshte dhe dimrit ju duhet ti mbyllin pa ndihme e fëmijëve, pasi ata kanë zgjedhur te emigrojnë. Ata tregojnë  vështirësitë e të jetuarit vetëm dy të moshuar në shtëpinë e tyre.

Gazetare: Sh. Elezi

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›