E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukesi prane zones se play off-it

Kukësi vazhdon të mbetet një nga skuadrat më shumë model se sa surprizë tashmë, në këtë verë të nxehtë europiane edhe për futbollin shqiptar.

Në raundin e tretë ata kanë arritur të kalojnë me sukses ndeshjen e parë, përballë një kundërshtari që në letër as mund të guxonin ta mendonin rezultatin pozitiv. Megjithatë, fitorja 2-0 për trajnerin Cungu, duke ditur edhe forcën e kundërshtarit, është një rezultat i mirë, por jo i sigurtë. “Futbolli është një sport i çuditshëm, që shpesh herë ka pasur rezultate të papritura. Ne nuk do të fluturojmë, por do të qëndrojmë me këmbë në tokë. Rezultati është i mirë, por nëse nuk djersisim do të kemi probleme serioze”, deklaron Cungu. Mbërritja shumë pranë zonës së play off-it të Europa Legue, një rekord ky për futbollin shqiptar, tashmë ky objektvi i ri për skuadrën e Kukësit vlen më shumë se sa një premio financiar, ose të paktën e kalon atë në plan të dytë. “Duhet të bëjmë maksimumin jashtë energjive tona, të cilat duhet t’i shfaqim në fushën e lojës. Fakti që jemi një hap larg turit të tretë do të ishte një mëkat të mos e arrinim këtë objektiv jo vetëm për Kukësin, por gjithë futbollin shqiptar”, thekson Cungu. Problemi më i madh në pamje të parë për skuadrën e Kukësit, e cila niset mëngjesin e së mërkurës për në Ukrainë, janë dëmtimet dhe mungesat. Një mungesë e rëndësishme është Malakrne, i cili me 99% të mundësive nuk do të luajë në ndeshjen e kthimit, ashtu si edhe Musolli. Gjithësesi, pjesa tjetër e skuadrës është e gatshme dhe mbi të gjitha e motivuar për t'ia dalë mbanë sërish. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›