E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama takon Samaras ne Athine

Pavarësisht se nuk e ka marrë ende zyrtarisht detyrën si kryeministër i Shqipërisë, kjo nuk e ka penguar Edi Ramën të ndërtojë një axhendë aktive takimesh në disa vende të Europës.

Pas takimeve në Itali me kryeministrin Letta dhe në Turqi me Erdogan, mesditën e së hënës Rama ka qëndruar në Athinë ku është takuar me kryeministrin grek, Andonis Samaras. Është vetë kryeministri i zgjedhur ai që ka njoftuar për zhvillimin e takimit nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter, ku thotë: “Athinë. Rreth 1 orë me kryeministrin Samaras për t'u njohur e diskutuar në funksion të një kapitulli të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve”. Italinë, Greqinë dhe Turqinë, Rama i konsideron partnerë strategjikë të Shqipërisë, me të cilat vendi ynë duhet të thellojë më tej marrëdhëniet dypalëshe, me interesa të përbashkëta.  / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›