E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukës,vriten dy punonjës policie

Dy punonjës policie kanë mbetur të vrarë në qyetetin e Kukësit. Shkëlznen Dobrushi dhe Ramazan Hila, janë dy punonjësit e vrarë të policisë. Mendohet se personi që ka vrarë policët është Arjan Hasani, edhe ky kontigjent policie. Hasani ka qenë në gjendje të dehur dhe nuk ka pranuar të ndalojë në postobllok, dhe qëlloi me armë dy policët.Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Shumri. Dy punonjësit e policisë u gjetën të vrarë nga kolegët. Në drejtim të vendngjarjes janë nisur nga Tirana forca speciale të policisë si dhe drejtori i Policisë së Shtetit,Ahmet Prençi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›