Pack:Zgjedhjet në Maqedoni,një hap më pranë integrimit

Si një hap përpara për procesin integrues së Maqedonisë, i ka konsideruar eurodeputjetja zgjedhjet e djeshme. Sipas saj, zgjedhjet, të cilat edhe nga OSBE-ODIHR u konsideruan se i përmbushën standardet, do të konsederohen si një hap përpara edhe nga Bashkimi Evropian. "Edhe vetë klasa politike maqedonase e kishte kuptuar sa e rëndësishme ishte që në Maqedoni të mbaheshin zgjedhje me standarde. Mendoj se kësaj i dedikohet edhe ndryshimi i situatës krahasuar me zgjedhjet e mëparshme", tha Pack. "Të gjithë e kishin kuptuar se këto zgjedhej kishin rëndësi të veçantë. Padyshim që do ndikojnë në procesin integrues", theksoi eurodeputetja.