E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kule: Kartat, kundër penalizimit të studentëve

Flet rektori i Universitetit të Tiranës Dhori Kule: Eshtë e drejtë e vetë universiteteve, e senateve të tyre, të vendosin nëse studentët që nuk kanë aplikuar do të futen në provime apo jo. 

TIRANE- Jo masa ndëshkuese për studentët pa pasaportë dhe që nuk aplikojnë deri më datë 1 maj për kartat e identitetit. Për rektorin e Universitetit të Tiranës, kjo është një e drejtë e vetë universiteteve, e senateve të tyre, të vendosin nëse studentët që nuk kanë aplikuar do të futen në provime apo jo.

“Sot do të kemi një statistikë se sa kupona i duhen universitetit të Tiranës dhe gjatë javës tjetër do t’u shpërndahen të gjithë studenteve. Unë mendoj se këtë vendim do ta marrim në senat dhe jam kundër idesë që me studentët do të gjejmë rrugën e penalizimit”, - ka deklaruar rektori i UT-së, Dhori Kule.

Ndërkohë që po gjatë ditës së djeshme, specialistët kanë pushtuar auditoret e leksioneve, duke marrë për çdo student të dhënat nëse kishin pasaportë, nëse donin të pajiseshin me karta identiteti dhe nëse kishin aplikuar apo jo deri tani për këtë dokument. Të gjitha të dhënat për çdo student shënoheshin në një formular të veçantë.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›