Kule: Skënderbeu gjenial, as i vetmuar, as tragjik
TIRANE-Libri i Virgjil Kules "Kryqtari i fundit" që ka në qendër Skënderbeun nis me një përshkrim. Gjergj Kastrioti gjendet në Stambollin e largët, i veshur "allaturka", siç visheshin fëmijët e marrë peng që po i edukonin për t'u bërë një ditë ushtarë të bindur të perandorisë Osmane. Kështu na e prezanton autori me heroin e tij, në fëmijërinë e hershme, e më tej hap pas hapi e vit pas viti derisa ai bëhet një komandant i shquar. Ka një rend kronologjik në libër dhe ngjarjet rrëfehen të ndara në vite, çka të lehtëson të lexuarit e të kuptuarit duke i ndjekur me radhë ndër kohë arritjet e heroit dhe luftrat e tij. "Kryqtari i fundit" i Kules, i jep përgjigje disa pyetjeve: Si e kaloi Skënderbeu krizën e gjithpërfaqësimit kombëtar e ndërkombëtar? Si e ndërkombëtarizoi problemin e mbrojtjes së Krujës? Çfarë raportesh kishte me Krujën? Si i vendosi lidhjet me kryqëzatën? Si mundi të dalë si palë arbërore në aspektin juridik? Pse ndërtoi raporte vasaliteti me mbretërinë aragoneze? Për çfarë arsyesh ndërmori fushatë luftarake në Italinë e Jugut? Çfarë fitoi prej saj? Pse mund të quhet mjeshtër i diplomacisë së shfrytëzimit të konflikteve?
Çfarë raporti personal keni me librin gati dy muaj pas botimit të tij?
Ashtu si fëmija që, duke u rritur, krijon personalitetin e vet, edhe libri, ndonëse është një krijesë e imja, ka tashmë jetën e vet, të shkëputur prej meje. Madje ai nuk lind tamam si fëmija, por si një individ i pjekur, me një personalitet të caktuar dhe me një raport specifik me lexuesin që shpresoj të jetë sa më i qëndrueshëm. Sigurisht, unë jam i predispozuar të kujdesem për të, por libri duhet të jetë në gjendje që të kujdeset vetë për vete sot e në të ardhmen, atëhere kur brezat, krejt të pamëshirshëm ndaj çdo mungese të logjikës dhe çdo lajthitjeje të analizës, do ta peshojnë e stërpeshojnë në tregun e madh të ideve. Ky është fati i librave, sidomos atyre me karakter historik. Duhet t'i rezistojnë kohës, të përballen me forcën e arsyetimit dhe me metodologjitë gjithnjë e më të stërholluara të studimit të historisë. Përveç dokumentacionit, libri duhet të ketë integritet shkencor, logjikë të fortë dhe sinqeritet të brendshëm.
Çdo të thotë sinqeritet i brendshëm?
Autori nuk duhet të paragjykojë për asnjë çast heroin e tij. Nuk duhet e nuk mund të vendosë paraprakisht se do të nxjerrë një Skënderbe të tillë apo të atillë. Po e filloi kështu punën atëherë do të hasë detyrimisht në dokumente që i "hapin telashe", të cilat ose do t'i injorojë, ose do t'i copëtojë ose do t'i shtrembërojë. Unë nuk e kam pasur asnjëherë këtë problem. Çdo dokument ka qenë më se i mirëpritur, në formën e tij më të plotë të mundshme. Pse? Sepse nuk kam pasur për asnjë moment hallin te mesazhi përfundimtar që do të jepte kjo figurë, por te zbërthimi sa më i hollësishëm i veprimtarisë së heroit duke bërë analizat përkatëse. Pra kam zhvilluar një dialog të sinqertë me veten gjatë vlerësimit të çdo dokumenti. Shkenca moderne e historiografisë njeh metodologjira të posaçme që e inkurajojnë këtë dialog dhe unë jam përpjekur t'i përvetësoj ato. Mesazhi doli vetë ashtu siç ka dalë. Një Skënderbe njerëzor, gjenial, befasues, tronditës, kërshërues, frymëzues... por aspak tragjik e pasiv sikundër është thënë jo rrallë.
A keni marrë ndonjë përshtypje nga lexuesit?
Tashmë kam marrë disa përshtypje nga lexuesit. Kam vënë re me kënaqësi se ata e kanë gjetur mjaft mirë veten e tyre te figura e heroit tonë kombëtar. Librat më të suksesshëm janë ata libra ku lexuesi gjen diçka nga vetja, nga ndjenjat ose mendimet e tij. Kjo vlen si për letërsinë artistike ashtu edhe për krijimtarinë me bazë dokumentare. Lexuesit më kanë thënë se te "Kryqtari i Fundit" ata familjarizohen aq shumë me Gjergj Kastriotin sa, pa e kuptuar, fillon edhe ndan me të hallet e kohës, procesin e të menduarit, mënyrën e zgjidhjes së problemeve. Kjo ka bërë që, megjithëse ka 520 faqe, disave libri iu është dukur i shkurtër. Unë i justifikoj ata plotësisht dhe them se kjo vjen ngase natyra dhe qëllimi i dijes mbi Skënderbeun (epistemologjia) në këtë libër vjen më e plotësuar dhe iu ka dhënë këtyre lexuesve një metodë për ta analizuar librin më shumë se thjesht lexuar atë. Qëllimi im ka qenë që lexuesi jo vetëm "të dijë që" ndodhi kështu e ashtu, por edhe "të dijë pse dhe si" ka ndodhur kështu e ashtu. Duke u futur thellë në "pse-të" dhe "si-të" (fakte + arsyetim), lexuesi sigurisht që nuk mund të ndjehet i ngopur vetëm me analizat e mia. Tek ai është vënë në veprim mekanizmi i vet analitik dhe është absurde që autori i një libri të mendojë të mbajë nën kontroll mekanizmat analitikë të lexuesve të vet. Ai duhet të kënaqet vetëm me faktin që ka mundur t'i ngacmojë ato.
Deri më sot kemi parë një trajtim kryesisht tematik të Skënderbeut, ku kronologjia është vënë disi në plan të dytë. Ju duket se keni sfiduar pikërisht në fushën e kronologjisë...
Unë jam nisur nga vetë burimi kryesor historik, Barleti. Megjithëse nuk para jep data, ai i ka dhënë biografisë një karakter kronologjik, madje të ndarë në disa libra. Edhe "Kryqtari i fundit" ka brenda rreth 25 libra të tillë, ku, secili vit është një kapitull më vete. Kuptohet qartë vështirësia e kësaj pune. I kam qëmtuar dokumentet një më një duke i radhitur sipas kohës kur janë prodhuar. Por jo vetëm kaq. Kjo rradhitje dhe analiza e kufizuar vit pas viti vetëm mbi segmente vjetore dokumentesh, kanë mundur të më japin një dinamikë të re të veprimtarisë së Skënderbeut, e cila shpesh ngacmon për trajtime tematike të reja, shpesh të ndryshme nga ato tradicionalet. Ja disa prej tyre: Si e kaloi Skënderbeu krizën e gjithpërfaqësimit kombëtar e ndërkombëtar? Si e ndërkombëtarizoi problemin e mbrojtjes së Krujës? Çfarë raportesh kishte me Krujën? Si i vendosi lidhjet me kryqëzatën? Si mundi të dalë si palë arbërore në aspektin juridik? Pse ndërtoi raporte vasaliteti me mbretërinë aragoneze? Për çfarë arsyesh ndërmori fushatë luftarake në Italinë e Jugut? Çfarë fitoi prej saj? Pse mund të quhet mjeshtër i diplomacisë së shfrytëzimit të konflikteve? Mbi ç'baza juridike bëri paqe me Portën e Lartë? Cilat ishin tiparet e marrëdhënieve me Papët, etj. Në libër trajtohen kryesisht zonat e mbetura gri midis ngjarjeve kryesore, mënyra se si mbruhen ngjarjet, roli i Skënderbeut në to, roli i faktorëve dhe aktorëve të tjerë dhe bashkëveprimi i tyre në shkallë lokale rajonale e globale. Jam përpjekur të jap logjikën e procesit historik duke ngritur ndërkohë disa teza të paartikuluara me parë që dalin nga vetë studimi i dokumenteve sipas një metodologjie të caktuar.
A gjen mishërim ndjenja patriotike e shqiptarëve në këtë libër apo ka doza zhgënjimi në të?
Do të gjykojmë mbi mesazhet finale të librit dhe, në këtë pikë, unë ndihem i barabartë me lexuesit e tjerë. Metodologjia e përdorur më shtyu që në rradhë të parë të rindërtoja me kujdes të madh të gjithë procesin historik deri në detajet më të vogla të mundshme, e pastaj të shikoja me qetësi se çfarë bëri realisht Skënderbeu në fusha të ndryshme duke pasur si objektiv logjikën pas veprimeve të tij politike, juridike, diplomatike e ushtarake. Kështu ia servira ledhe lexuesve. Unë mendoj se mund të jenë zhgënjyer ata që e kanë imagjinuar heroin tonë kombëtar jashtë kohës dhe hapësirës ku ai ka vepruar dhe janë entusiazmuar ata që kanë vënë re se sa punë të vështira paskësh marrë përsipër Skënderbeu dhe në ç'kushte të ndërlikuara i realizoi ato. Jo pak lexues më kanë thënë se dijenitë e tyre për Skënderbeun kanë marrë një dimension të ri nëpërmjet këtij libri, një dimension, si të thuash, më analitik. Uroj që këto dijeni të jenë të atilla që të përputhen me patriotizmin e tyre, me dëshirën për t'u ndjerë krenarë që janë pasardhës të Skënderbeut. Unë për vete ndjehem i tillë.
Çfarë ka ndryshe ky libër nga portetet e tjera për Skënderbeun?
Stili dhe metoda janë ndryshe. Të shkruash histori mbi bazën e rradhitjes lineare të ngjarjeve dhe dëshmive të kohës është një gjë, kurse të shkruash historinë duke shpjeguar pse-të e këtyre ngjarjeve është një gjë tjetër. Të marrim aspektin e luftës kundër osmanëve: Skënderbeu nuk i luftoi ata për hir të të bërit luftë se për shkak të ndonjë urrejtjeje patologjike. Ai u radhit kundër tyre me dëshirën dhe objektivin që Arbëria të bënte një kërcim spektakolar në histori e të mos humbiste në anonimitetin e rajave të Rumelisë. Sa ishte gjallë, ai ia arriti qëllimit me sukses të plotë duke përballuar goditje të fuqishme të makinës ushtarake osmane. Por ai krijoi kushtet që edhe pas vdekjes së tij Arbëria të vazhdonte ekzistencën e saj derisa erdhi shkulmi i pandalshëm osman, të cilit nuk i rezistoi dot as Venediku. Duke u nisur nga ky aspekt, jo rrallë heroizimi i Skënderbeut është bërë në mënyrë të mangët, duke u bazuar kryesisht vetëm në konfrontimin e tij me osmanët. Kjo s'është e drejtë. Lufta kundër Perandorisë Osmane, ndonëse zë një vend të rëndësishëm, nuk është e mjaftueshme për të ezauruar rolin historik të Skënderbeut. Nuk duhet ta shohim atë të ngurtësuar në një front të vetëm. Madje kjo nuk qëndron as nga pikëpamja thjesht ushtarake. Skënderbeu luftoi me sukses edhe kundër Venedikut më 1448, edhe kundër koalicionit të forcave anzhuine në Itali më 1462, ashtu sikundër ndonjëherë e shohim edhe në luftë kundër Dukagjinëve. Aq më shumë mund të theksohet kjo në aspektin diplomatik ku ai pati më shumë telashe me "të vetët" se sa me Perandorinë Osmane. Në këtë libër Skënderbeu nuk shikohet asnjëherë i vetmuar, i izoluar dhe i margjinalizuar. Ai është kurdoherë në qendër të ngjarjeve, i angazhuar në plane lokale e rajonale. Ai bëhet faktor shumë i rëndësishëm, të cilin gjithsecili përpiqet ta tërheqë në anën e tij. Nga një ish ofiqar ikanak i Perandorisë Osmane ai shndërrohet në palë juridike arbërore, së cilës kjo Perandori i bën oferta për paqe mbi baza nga më të të privilegjuarat e kohës. Libri përshkruan një epope marramendëse të arritjeve të Skënderbeut në fushën juridike dhe në përfaqësimin e tij ndërkombëtar diplomatik. Është një thriller i vërtetë, por ama një thriller i dokumentuar plotësisht.
Kujt i drejtohet ky libër?
Ai i drejtohet një lexuesi që nuk është i gatshëm të përtypë asnjë dogmë, një lexuesi që është natyrshëm dyshues për çdo tezë që i serviret pa shpjegim, një lexuesi që nuk është rob i mendimit që herë herë mund të paraqitet edhe si i zyrtarizuar. Nuk duhet të vazhdohet që të hidhen teza të ngurta e pastaj të rrekemi për t'i vërtetuar ato me çdo kusht.
A është libri juaj një përpjekje për rishkrimin e historisë, gjë për të cilën flitet rëndom?
Libri im nuk ka synim të rishkruajë historinë e Skënderbeut, por të japë një kontribut në procesin e shkrimit të saj. Unë nuk e quaj të përfunduar shkrimin e kësaj historie dhe nuk pretendoj aspak të kem thënë të vërtetën absolute apo të vë ndonjë kapak. Libri im bën pjesë në grupin e librave që janë shkruar deri tani dhe, bashkë me to, do t'i nënshtrohet sitave të kohës dhe gjykimit të publikut. Me daljen e disa librave për Skënderbeun lind herë pas here nevoja për të rishikuar historinë e tij. Çdo libër serioz hedh një dritë të re mbi aspekte të ndryshme dhe ka racionalitetitn e vet. Ato duhen shoshitur, ballafaquar e integruar edhe me tra-shëgiminë e deritashme, por problemi është se kush duhet ta bëjë këtë punë?!
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)