E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Skëndërbeu do turpërohej nga llumi i drejtësisë pas 100 vjet-pavarësi

TIRANE-Duke patur në vëmendje cështjen e Ilir Metës dhe vendimin për pafajësi nga Gjykata e Lartë, Kryesocialisti Edi Rama reagoi sot duke sjellë në vëmendje ne përvjetorin e vdekjes së Heroit Kombëtar, Skënderbe, cilesine e sistemit te drejtesise ne vend, pas 100 vjet krijimi te shtetit shqiptar.

“Skënderbeu dhe gjithë etërit e kombit e të pavarësisë shqiptare dotë ndjeheshin sot të turperuar nga llumi i drejtësisë pas 100 vjet pavarësi!”, thekson Rama në rrjetin social të Twitter-it.
Më tej ne Twitter, Rama vlerësoi se me vendimin e djeshëm ndaj Ilir Metës, është turpëruar dhe Europa me shancet që i jep Shqipërisë për integrim.
“E turpëruar ndjehet sot edhe Europa që dje u pengua nga drejtësia në përpjekjen për ta kandiduar Shqipërinë në BE në vitin e pavarësise!”.

Më pas deklarata rreth gjyqit ‘Meta’, Rama në një takim më Lushnje theksoi se ditën e djeshme me vendimin e Gjykatës së Lartë rreth kësaj cështje, u shënua një moment dramatik plot tallje cinike për njerëzit.
Sipas Ramës e vetmja rrugë për të shpëtuar nga vendimet e padrejta është ndërtimi i Alternativës Socialiste Europiane nga Partia Socialiste.

“Dje u bëmë dëshmitarë të një momenti dramatil. Vendimi i Gjykatës së Lartë ishte një tallje cinike me njerëzit e thjeshtë. Vendimi dje ishte një hap drejt vendosjes së regjimit të padrejtësisë. Por, ka një rrugë për të përmbysur këtë gjendje. Kjo është rruga e ndërtimit të Alternativës Europiane dhe PS ka marrë përsipër ndërtimin e kësaj rruge”.

Reagimi vjen nje dite pasi Gjykata e Lartë shpalli me unanimitet të plotë kreun e LSI-së, Ilir Meta të pafajshëm për akuzën e korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë të shtetit.
Prokuroria kishte kërkuar dënimin fajtor të ish-zv.kryeministrit me 2 vjet burg dhe 1 milion lekë gjobë me akuzën e korrupsionit aktiv, pas transmetimit të video përgjimit të ish-kryeministrit Ilir Meta dhe ish-vartësit të tij Dritan Prifti. Meta u akuzua direkt nga prokuroria pas publikimit të video përgjimit nga ish vartesi i tij Dritan Prifti. Në këtë video të transmetuar Janarin e vitit të shkuar evidentohej Ilir Meta dhe Dritan Prifti duke diskutuar.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Gjykata e Lartë: Kreu i LSI, i pafajshëm. Meta: Ligji fitoi mbi krimin

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›