Kule propozon heqjen Maturës Shtetërore

"Është e sigurt që çdo vit na kanë thënë që vetëm nga procesi i korrigjimit janë verifikuar shqetësime dhe kopje. Është shumë e rëndë për një vend të thuhet që u arrestuan mësuesit. Po të shkojë puna dhe arresti tek mësuesit, tregohet se faji nuk është i mësuesit, por te procesi dhe procedura që krijon situata të tilla. Procedura e pranimit në shkollën e lartë ka nevojë të bëhet si në gjithë vendet e tjera. Në shkollën e mesme të zbulojmë ata që kanë prirjet përkatëse për të shkuar në degët ku do të bëhen specialistë të fushave. Matura duhet të mbyllë ciklin e shkollës së mesme, pranimet janë problem i universiteteve", tha Kule.
Rektori i Universitetit të Tiranës tha gjithashtu se i ka kërkuar kryeministrit Sali Berisha te ndërhyje ligjërisht, ne mënyre qe këtë vit konvikti i Gjuhëve te Huaja t'i kaloje Universitetit të Tiranës. Zoti Kule ka sqaruar se kërkesat janë te mëdha derisa të përfundoje ndërtimi i Kampusit Universitar.
Këto komente, Kule i bëri gjatë një ceremonie ku iu komunikua e drejta e specializimit jashtë vendit më shumë se 30 studentëve nga mjekësia, ekonomiku dhe filologjia.
2012-07-02 17:39