E Martë, 3 Nëntor 2026

Kultivimi i ullirit në zonën e Libohovës, po investohet edhe në ndërtimin e fabrikave të vajit

Në zonën e Libohovës  janë shtuar fermerët që kultivojnë varietete të ndryshme ulliri. Fatmir Meçani ka që prej 2005 që kultivon ullirin. Në 7 dynym toka ka mbjellë 450 rrënjë ullinj. Duke parë kërkesat për nxjerrjen e vajit ai ka investuar në blerjen e 2 makinerive.

Fatmir Meçani nga zona e  Libohovës që prej vitit 2005 kultivon varietete të ndryshme të ullirit. Ky vit nuk solli shumë prodhim por përsëri vajin për konsum familjar do ta nxjerri. Ai mbjellë 450 rrënjë ulliri  ka mbjell në 7 dynym tokë.

“Do mund dhe kohë të gjatë ulliri që të futet në prodhim, sidomos janë disa varietet si kalinjoti për shembull do dhe 15-20 vjet që të futet në prodhim. Janë varietet e reja që kanë dal tani si spanjolli, korone që hyn që në vitin e dytë dhe të tretë por është shumë i dobët prodhimi sivjet”, tha Fatmir Meçani.

Duke parë kërkesën e lartë për nxjerrjen e vajit,  ai ka investuar në  blerjen e  dy makinerive .

“Do fabrikë të madhe po s’kemi kapacitet, çmimet janë të shtrenjta për makineritë”, tha Fatmir Meçani.

Zona e Libohovës  ka klimë të favorshme për prodhimin e varieteteve te ndryshme te ullirit kryesish te atij spanjoll, kaliniot etj.

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›