E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kultivonte kanabisin në serë, kapet në Madrid 30-vjeçari shqiptar! Ekstradohet drejt Shqipërisë

Një 30-vjeçar shqiptar është ekstraduar nga Madrid këtë të hënë.

Ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi ishte i akuzuar për kultivimin dhe prodhimin e rreth 87 kg Cannabis, në një serë në fshatin Bardhaj të Shkodrës.

I riu u kap nga policia e Spanjës në Madrid.

‘Si rezultat i bashkëpunimit konsistent, ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Spanjë, u finalizua procedura për ekstradimin në Shqipëri, të shtetasit shqiptar, të kërkuar ndërkombëtarisht, F. Gj., 30 vjeç i lindur në Koplik.

Në vitin 2023, Gjykata e Shkodrës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në muajin tetor 2022, në afërsi të banesës së 30-vjeçarit, u zbulua një serë, ku ishin kultivuar bimë narkotike, ndërsa në afërsi të serës u gjetën rreth 87 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa, në proces tharjeje”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›