E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Operacionalja 32”/ I shpallur në kërkim ndërkombëtar, kapet në Tiranë 45-vjeçari (EMRI)

Daniel Korali, 45 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar është kapur në Tiranë.

45-vjeçari rezultonte i dënuar në Itali me 4 vjet e 3 muaj burgim, për kanosje, zhvatje dhe armëmbajtje pa leje.

“Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë me partnerët italianë, me objektiv nxjerrjen përpara drejtësisë, të shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht, për vepra penale të ndryshme, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh finalizuan operacionin policor të koduar “Operacionalja 32”.

Gjatë operacionit, u lokalizua në Tiranë dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi Daniel Korali, 45 vjeç, i lindur në Tiranë.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, sepse Gjykata e Mesinas, Itali, e ka dënuar në vitin 2024, me 4 vjet e 3 muaj burgim, për kanosje, zhvatje dhe posedim të kundërligjshëm të armëve të ftohta.

Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e shtetasit Daniel Korali, në Itali”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›