Kultura si urë lidhëse

Konferenca përbëhet nga një panel i gazetarëve nga shtete evropiane të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, përfaqësues të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ministrisë të Punëve të Jashtme, si dhe përfaqësues të shquar të kulturës dhe shoqërisë civile kosovare.
Diskutimi do të përfshijë tema si: perceptimi dhe imazhi i kulturës kosovare në shtetet përkatëse të gazetarëve mysafirë dhe gjuha e përbashkët e kulturës, si ndikon kultura në përmirësimin e marrëdhënieve në mes të shoqërive, dhe si shihet Kosova në shtetet jashtë saj.
Konferenca është e organizuar nga festivali SKENA-UP, e mbështetur nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës.
Konferenca do të mbahet sot (e premte) në Hotel Sirius në Prishtinë (mbrapa Teatrit Kombëtar) dhe fillon në ora 10:00.