Më afër realitetit

Filmi i ri është versioni i dytë i ekranizimit të novelës klasike të vitit 1974, i shkruar nga John le Carre që për të parën herë është ekranizuar nëpërmjet serialit televiziv në Britani ku ka interpretuar aktori Alec Guiness.
Këtë herë, protagonist i filmit është aktori Gary Oldman, i cili është shprehur se ky version i filmit është pak më pranë realitetit. Ky është një film i cili ka ditur përherë të marrë jo pak audiencë për shkak të ngjarjeve të cilat janë spostuar në kohën e Luftës së Ftohtë.
Një tjetër protagonist i filmit, aktori Colin Firth u shpreh: “Unë jam shumë kurioz se si do të perceptohet ky version i ri i filmit, duke qenë se njerëzit kanë parë një version të hershëm, atë të një seriali glamur, i cili ka shënuar për kohën rekord audience”.
Versioni i ri i filmit “Tinker, Tailor, Soldier, Spy” do të nisë projeksionin vetëm në kinematë e disa qyteteve prej 9 dhjetorit.