Kumbaro: 1.95 miliardë euro të ardhura nga turizmi në periudhën janar-qershor

TIRANË, 14 tetor /ATSH/ Turizmi në Shqipëri është motor i zhvillimit ekonomik të vendit.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau sot shifrat e të ardhurave nga kjo industri duke bërë të ditur se vetëm për periudhën janar-qershor 2024, të ardhurat arritën në 1.95 miliardë euro.
Kjo, theksoi ministrja është një rritje me 23.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
“Turizmi në Shqipëri është motor i zhvillimit ekonomik të vendit, ku vetëm për periudhën janar-qershor 2024, të ardhurat nga kjo industri arritën në 1.95 miliardë euro, një rritje me 23.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë”, u shpreh Kumbaro.
4.5 milionë të huaj vizituan zonat e mbrojtura dhe pasuritë kombëtare në periudhën janar-shtator 2024, ose 18 % më shumë se viti 2023, duke i dhënë një tjetër impuls zinxhirit ekonomik në vend”
Ndërsa 9,7 milionë vizitorë të huaj kanë vizituar gjithsej vendin tonë nga janari në shtator të këtij viti, duke arritur pothuaj gjithë bilancin e vitit që shkoi, që ishte edhe viti rekord në turizëm. /j.p/