E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rizzo: Zbatimi i strategjisë së re të Drejtësisë do të kërkojë bashkëpunim

TIRANË, 14 tetor /ATSH/ Zbatimi i suksesshëm i reformës në drejtësi dhe funksionimi i duhur i sektorit të drejtësisë përmes bashkëpunimit dhe monitorimit të zgjeruar ndërinstitucional mbetet prioritet i BE-së.

Shefi i Sektorit Politik të Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Andre Rizzo mori pjesë sot në prezantimin e draftstrategjisë së re të Drejtësisë 2024-2030, të përgatitur nga Ministria e Drejtësisë, në bashkëpunim të ngushtë me institucionet e tjera të drejtësisë.

Strategjia synon të përputhet me prioritetet e integrimit të vendit në BE dhe ofron një vizion se ku dëshiron të jetë drejtësia shqiptare në shtatë vitet e ardhshme duke trajtuar çështje të rëndësishme si efikasiteti, cilësia, qasja në drejtësi dhe transparenca.

Rizzo theksoi se, “zbatimi i strategjisë do të kërkojë bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë ndërmjet institucioneve të ndryshme të përfshira, në respekt të plotë të pavarësisë së gjyqësorit”.

“Ky është gjithashtu një parim i vlefshëm për zbatimin e reformës në drejtësi në përgjithësi, i cili lehtëson koordinimin dhe bashkëpunimin efektiv”, tha Rizzo.

1 nga 5

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›