E Diel, 1 Nëntor 2026

Kumbaro: 23 projekte shkencore dhe dy laboratorë të rinj për sfidat mjedisore

TIRANË, 28 korrik/ATSH/ Gjatë vitit 2026, Ministria e Arsimit, përmes Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit do të financojë ndërtimin e dy laboratorëve kërkimorë, si edhe 23 projekte shkencore të fokusuara në mbrojtjen e biodiversitetit, monitorimin e ekosistemeve, menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe zhvillimin e teknologjive të gjelbra.

Në Ditën Botërore të Mbrojtjes së Natyrës, ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro theksoi rëndësinë e kërkimit shkencor dhe inovacionit në funksion të mbrojtjes së mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

“Ky është një angazhim konkret për ta vendosur kërkimin shkencor dhe inovacionin në shërbim të mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm”, u shpreh Kumbaro.

Financimi i laboratorëve dhe projekteve kërkimore synon të mbështesë zhvillimin e kapaciteteve shkencore dhe inovative në fusha që lidhen me mbrojtjen e natyrës, përdorimin e qëndrueshëm të burimeve dhe përballimin e sfidave mjedisore.

/m.m/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›