Kumbaro: Kremtim i gjuhës shqipe, nga shkollat tona deri në Kosovë

TIRANË, 25 prill /ATSH/ Këtë të shtunë u zhvillua faza e dytë e Olimpiadës së Përbashkët të Gjuhës Shqipe Shqipëri–Kosovë në nivelin e Zyrave Vendore Arsimore, ku nxënësit e klasave të nënta testuan njohuritë e tyre dhe dëshmuan lidhjen e fortë me gjuhën dhe identitetin kombëtar.
Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, përmes një videomesazhi në rrjetet sociale e cilësoi këtë olimpiadë si një kremtim të bukurisë së shqipes që bashkon të gjithë shqiptarët, duke theksuar rëndësinë e saj si një urë bashkëpunimi mes të rinjve në Shqipëri dhe Kosovë.
Kjo nismë e përbashkët synon të forcojë dashurinë për gjuhën shqipe dhe të nxisë shkëmbimin arsimor dhe kulturor mes dy vendeve.
Finalja e Olimpiadës do të zhvillohet më 23 maj në Prishtinë, ku do të përballen nxënësit më të mirë të këtij edicioni.
1 nga 3/e.xh/r.e/