E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama në vizitë në Bulqizë, prezantohet “Temla Retreat” si model i turizmit gjithëvjetor

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në Bulqizë, ku është prezantuar një strukturë e re mikpritjeje, “Temla Retreat”, e cila synon të fuqizojë zhvillimin e turizmit rural në zonë.

“Temla Retreat” pritet t’i shtohet ofertës turistike të Bulqizës si një dëshmi e investimeve në turizmin gjithëvjetor, duke synuar të kthehet në një model referimi për zhvillimin rural në Shqipëri.

Gjatë prezantimit u theksua se projekte të tilla synojnë të nxisin rikthimin e vëmendjes tek zonat rurale dhe tek “toka e të parëve”, duke krijuar mundësi të reja ekonomike për banorët dhe duke rritur angazhimin në sektorin e turizmit.

Ky investim shihet si pjesë e vizionit për zhvillimin e Bulqizë si një destinacion i ri në hartën e turizmit shqiptar.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›