E Martë, 3 Nëntor 2026

Kumbaro: Lulëzim i agroturizmeve dhe fermave turistike në Nepravishtë

TIRANË, 5 prill/ATSH/ Në jug të Shqipërisë zhvillimi i agroturizmit në ka filluar të tërheqë gjithnjë e më shumë turistë të huaj.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndao sot në rrjetet sociale shembullin e agroturizmit “Life on the Farm”, në Nepravishtë, Libohovë, 20 km nga Gjirokastra.

“Ballkoni më i bukur i jugut të Shqipërisë që po përjeton një shpërthim të lulëzimit të agroturizmeve dhe fermave turistike siç është “Life on the Farm”, një përvojë e jashtëzakonshme e turizmit të natyrës dhe kulinarisë”, theksoi Kumbaro.

Ministrja Kumbaro u shpreh se “së bashku me realizimin e shtigjeve malore, burimet e Melanit dhe monumentet e kulturës ky agroturizëm plotëson më së miri itinerarin e qëndrimit në Nepravishtë e në krejt Libohovën”.

Fshati Nepravishtë vitet e fundit  ka zgjuar kuriozitetin e turistëve vendas e të huaj. Në këtë fshat ka disa monumente kulture, si Kalaja e Melanit, Ujësjellësi në Teqenë e Melanit, Kisha Paleokristiane e Manastareqit, Teqeja e Melanit që mendohet se është një zgjatim i qytetit antik ilir të Antigonesë ose i ngritur në gjurmët e një qyteti ende të panjohur ilir.

1 nga 3

/k.s//a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›