Përfshihet nga flakët autobusi i linjës Sarandë-Tiranë, nuk ka të lënduar

TIRANË, 5 prill /ATSH/ Policia e Delvinës njofton se, sot, rreth orës 11:40, pranë tunelit të Skërficës, dyshohet se, si pasojë e një defekti në motor, ka marrë flakë në ecje një autobus me udhëtarë, i linjës Sarandë-Tiranë, me drejtues shtetasin G. A.
Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk ka persona të dëmtuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
/a.f/