E Diel, 1 Nëntor 2026

Kumbaro: Programi “Pas Shkolle” shtrihet në 117 shkolla në Tiranë, Vorë, Rrogozhinë, Kavajë dhe Kamzë

TIRANË, 19 shtator/ATSH/ Programi “Pas Shkolle” do të shtrihet këtë vit në 117 shkolla të Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar Tiranë, duke përfshirë shkolla në Tiranë, Vorë, Rrogozhinë, Kavajë dhe Kamzë.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Mirela Kumbaro, bëri të ditur sot se programi synon t’u ofrojë fëmijëve në shkollat 9-vjeçare dhe gjimnaze mundësi për të mësuar, argëtuar, socializuar dhe zhvilluar talentet e tyre edhe pas përfundimit të orarit mësimor.

“Pas Shkolle” parashikon që mjediset shkollore të vijojnë të jenë hapësira për fëmijët edhe pas orarit të mësimit, ku ata mund të qëndrojnë së bashku, të krijojnë, të luajnë dhe të mësojnë.

Sipas ministres Kumbaro, programi synon gjithashtu që fëmijët të kalojnë më shumë kohë në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe më pak përpara ekraneve dhe pajisjeve teknologjike.

Programi do të zbatohet në shkolla në qendër të Tiranës dhe në zonat periferike, duke përfshirë edhe bashkitë Vorë, Rrogozhinë, Kavajë dhe Kamëz.

Ky program është zbatuar më herët në një fazë pilot, ndërsa këtë vit u konsolidua dhe shtrihet në 408 shkolla në të gjithë Shqipërinë. Rezultatet e këtij viti do të shërbejnë edhe për zgjerimin e mëtejshëm të programit në vitet e ardhshme.

1 nga 7

/k.s/j.p/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›