E Diel, 1 Nëntor 2026

Kumbaro: Rihapen aplikimet për regjistrimin në shkolla, afat deri në 7 shtator

TIRANË, 21 gusht/ATSH/ Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro njoftoi sot rihapjen e aplikimeve në portalin “e-Albania” për regjistrimin e nxënësve në institucionet arsimore.

Sipas Kumbaros, aplikimet do të rihapen më 24 gusht dhe do të qëndrojnë të hapura deri më 7 shtator 2026, me qëllim përfundimin e procedurave të regjistrimit për vitin e ri shkollor.

Procesi do të jetë i hapur për regjistrimet në klasën e parë, regjistrimet në klasën e dhjetë, si dhe për nxënësit që synojnë të regjistrohen në shkollat artistike dhe sportive.

Ministrja këshilloi prindërit dhe nxënësit që nuk e kanë përfunduar ende regjistrimin të shfrytëzojnë këtë periudhë dhe të kryejnë aplikimin brenda afatit të përcaktuar.

Respektimi i afatit është i rëndësishëm për përfundimin në kohë të procedurave dhe për të shmangur problematikat me regjistrimin në shkollë.

/m.m/j.p/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›