Kumbaro ndan pamje nga Çajupi: Destinacion turistik, me peizazhet e tij ta kënaq shpirtin

TIRANË, 9 janar/ATSH/ Mali i Çajupit, rreth 1200 metra mbi nivelin e detit dhe 25 km larg Gjirokastrës, vitet e fundit është kthyer në një destinacion turistik në të gjitha stinët e vitit.
Bukuritë turistike të Çajupit dhe Lunxhërisë i kanë dhënë një nxitje të madhe turizmit malor dhe etno-kulturor.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau sot në rrjetet sociale pamje nga mali i Çajupit, duke ftuar të apasionuarit pas turizmit malor ta vizitojnë atë në këto ditë dimri, ku është mbuluar nga dëbora.
“Çajupi me peizazhet e tij që ta kënaqin shpirtin”, shkruan Kumbaro.
Qafa e Çajupit është një belvedere ku mund të shohësh dy pamje mahnitëse, në njërën anë nga lindja Fusha e Çajupit dhe nga perëndimi Lugina e Drinos, me hiret e saj. Të apasionuarit pas natyrës dhe aventurës zbulojnë një destinacion për hiking dhe hipizëm.
/k.s//a.f//r.e/