E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Manja: 10 mln euro për 90 000 metra katrorë sipërfaqe të zëna nga ndërtimet e palegalizuara

TIRANË, 9 janar/ATSH/ Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, tha pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, se një vendim i rëndësishëm u mor për pronarët, pasuritë e të cilëve janë zënë nga ndërtimet e palegalizuara.

“Sot kemi kaluar edhe një vendim të Këshillit të Ministrave që ka të bëjë me kompensimin e pronarëve të pasurive të paluajtshme që preken nga ndërtimet e palegalizuara. Dua t’i citoj drejtoritë e legalizimeve që kanë akses në këtë projektvendim: Agjencia Shtetërore e Kadastrës Tirana-Veri

Tirana-Jug, Tirana Rurale 1 dhe 2, Lezhë, Kamëz, Vorë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Sarandë, Gjirokastër, Kavajë, Shkodër, zonat e stimuluara, Kuçova, Korça, Kukësi, Vlora dhe Fieri.

Kemi kaluar këtë vendim për kompensimin financiar të këtyre pronarëve dhe është një vlerë rreth 10 milionë euro që kompenson një sipërfaqe prone rreth 90 mijë metra katrorë”, përfundoi ministri Manja.

/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›