E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kumbaro ndan pamje nga Velipoja: Edhe në fund të ditës plazhet publike janë të pastra

TIRANË, 15 gusht/ATSH/ Bashkia e Shkodrës këtë vit mbështetet nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit në pastrimin e bregdetit, si pjesë e operacionit “Plazhe të pastra”.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau sot pamje nga muzgu i bregdetit të Velipojës, ndërsa vlerësoi se “edhe në fund të ditës, plazhet publike janë të pastra dritë”.

Ndërkohë në Velipojë është bërë një ndryshim shumë i dukshëm edhe për sa i përket punës për lirimin e hapësirave publike. Në kuadër të operacionit “Plazhe të pastra” Agjencia Kombëtare e Bregdetit u bashkohet bashkive duke dyfishuar kapacitetet në pajisje dhe forca njerëzore për pastrimin 24 orë në 24 të plazheve e qyteteve bregdetare.

Operacioni “Plazhe të pastra” ka hyrë në vitin e tretë të tij dhe gjatë këtij sezoni veror po  mbështet 7 bashki në pastrimin e plazheve: Himarën, Sarandën, Vlorën, Rrogozhinën, Kavajën, Durrësin dhe Shkodrën.

1 nga 3

/m.m/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›