E Diel, 1 Nëntor 2026

Kumbaro në SPAK: U thirra si person në dijeni për një çështje që ka të bëjë me stadiumin “Arena”

TIRANË, 30 prill/ATSH/ Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro u thirr sot si person në dijeni në Prokurorinë e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Në një prononcim për mediet pas daljes nga SPAK, Kumbaro informoi “ishte në cilësinë e personit në dijeni, për një çështje që ka të bëjë me stadiumin ‘Arena’”.

Kumbaro qëndroi mbi 3 orë në Prokurorinë e Posaçme dhe kjo ishte paraqitja e saj e parë në këtë institucion.

Aktualisht ministre e Arsimit, Mirela Kumbaro ka mbajtur më herët poste si ministre e Kulturës dhe më pas e Turizmit dhe Mjedisit.

/m.m/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›