E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbulohen dy dyqane ku shiteshin fenelina dhe pajisje si të Policisë, arrestohen dy persona në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbuluar 2 dyqane ku shiteshin në kundërshtim me ligjin, fenelina dhe pajisje të tjera si ato që përdor Policia dhe ka vënë në pranga dy persona.

Në kuadër të operacionit “Signals” u arrestuan shtetasit Xh. T., 23 vjeç dhe H. L., 41 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit në dyqanet e këtyre shtetasve, në rrugën “Konferenca e Pezës”, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar fenelina dhe pajisje të tjera si të Policisë, për të cilat shtetasit nuk dispononin dokumentacion mbi origjinën e tyre dhe as autorizimin përkatës për mbajtjen dhe tregtimin e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›