Kumbaro shpreh falënderime për zjarrfikësit, thekson sigurinë e parkut të “Syrit të Kaltër”

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ka shprehur mirënjohje publike për të gjitha forcat zjarrfikëse që po punojnë pa pushim për të shuar zjarret në vend.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kumbaro theksoi se beteja me flakët është përqendruar kryesisht në fshatrat përreth Parkut Natyror të “Syrit të Kaltër”. Ajo konfirmoi se, pas dy ditësh punë intensive, vetë parku është tashmë i sigurt, por mbetet i mbyllur për vizitorët si masë paraprake për sigurinë e tyre.
Ministrja falënderoi të gjitha strukturat e angazhuara në terren, duke përfshirë Forcat Zjarrfikëse, Emergjencat Civile, Policinë e Shtetit, Forcat e Armatosura dhe Administratën e Zonave të Mbrojtura, për punën e tyre të palodhur.
/rtsh.al/