E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kume Terheqja e Rames nga fletet i hap rruge zbatimit te ligjit

Deklarimi me i fundit i kryetarit te PS Edi Rama te con ne logjiken se ka vene mazhorancen perballe nje oferte te re qe nenkupton zbatimin e ligjit. Qe mbi te gjitha i jep zgjidhje atij qe njihet si ngerci politik. Eksperti i ligjit zgjedhor Kristaq Kume sqaron pikerisht kete moment duke i meshuar faktit se Rama ka hequr dore nga kutite e votimit te pakten kjo u tha ne mbledhje te Asamblese Kombetare te PS. Ky zhvillim do te clironte dhe pozicionin e KQZ i cili ka mbajtur peng zbatimin e nenit 178 te kodit zgjedhor ne menyre qe te mos krijoje alibi tek opozita se institucioni po perdoret politikisht. Kume zbardh dhe skenarin e mundshem te zgjidhjes qe ne asnje rast nuk perjashton zbatimin e pikes 6 te nenit 178 te Kodit Zgjedhor. Nese i duhet besuar kesaj oferte qe ekspertet e cilesojne te re te kreut te selise roze natyrshem ngrihet pyetja se pse opozita refuzoi per muaj te tere zgjidhjen ligjore per ngercin politik. Nje opsion ky i mbeshtetur nga mazhoranca madje dhe gjate tryezes me te fundit me deputete te PE. Opozita votoi kunder kur perfaqesues te mazhorances i shtuan propozimit te deputetes Pack fjaline qe hapja e kutive te materialeve zgjedhore duhej bere ne perputhje me kodin zgjedhor dhe kushtetuten. Nje zgjidhje qe cuditerisht duket se ofroi opozita te premten.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›