101 levizjet e 99-shave per te penetruar ne PS
Te rinjte qe kane qene militante te MJAFT dhe qe me vone kane kaluar ne grupimin G99-te nuk kane lene gur pa levizur per te qene pjese e kupoles roze. Aktiviteti i tyre ka filluar qe heret ne ate kohe kur ne krye te qeverisjes ishte Fatos Nano lideri historik i socialisteve. Pasi i futen gure nen rrota permes manifestimeve protestave para kryeministrise denoncimeve te aktivitetit te tij madje duke u marre dhe me familjen e kryeministrit te atehershem deri dhe duke bere fushate intensive ndaj tij ky grup ishte me agresivi ndaj socialisteve. Madje duke bere krahasimin mes shoqatave te tjera jofitimprurese ishte me i ashpri ndaj socialisteve duke punuar dite nate per largimin e tyre nga pushtetit. Ky eshte akti i pare i perpjekjet se ketyre 99-shave per te penetruar ne radhet e socialisteve nje rruge qe eshte gjetur duke goditur kreun e PS Nanon dhe duke mbeshtetur kandidatin e radhes me lidhje mjaft te aferta me ta. Pas kesaj dalengadale ky grupim i formatuar tashme si nje parti politike ia doli qe te dergonte fillimisht elementet e pare per te qene me pas keshilltaret e lidershpit socialist dhe me pas per te qene pjese e kupoles roze. Ne kete kontekst e para qe kaloi nga G99-ta ne PS ishte Olta Xhacka e cila u be dhe deputete me votat e PS per te mberritur ne ditet e fundit teksa dy dite me pare ka qene Asambleja e PS ajo qe me kerkesen e kryetarit Rama kooptoi dy me kryesoret ne sagen e meparshme kunder PS Erion Veliajn dhe Elisa Spiropalin ne radhet e saja. Qe nja dy dite me pare pikerisht ata qe sulmuan me shume drejtuesit e selise roze tashme jane pjese e forumit me te larte te kesaj partie ku per te hapur kete rruge bene 101 nje levizje duke filluar qe nga largimi i Nanos dhe mbajtja larg PS dhe tani deri tek eliminimi apo menjanimi i asaj qe quhet palca e PS.