Kume: Transparenca e financave të partive, jo para nëntorit

Pavarësisht faktit që transparenca e financimeve të partive politike do të ndikojë në përgjigjen që BE do t'i japë Shqipërisë për statusin e vendit kandidat, ky proces nuk do të perfundojë para muajit nëntor. Ish-kryetari i KQZ-së Kristaq Kume shpjegon se ligji zgjedhor jep një hapësirë të gjatë kohore për t'i dhënë fund hetimit, duke bërë që zbardhja e anës financiare të fushatës të jetë gati vetëm në mes të nëntorit.
Por ndërkaq edhe pse ekspertët kontabël ende nuk kanë filluar nga puna, sipas Kristaq Kumes , ligji zgjedhor është shkelur disa herë. Sipas Kumes vetëm 4 parti kanë publikuar në faqen zyrtare të KQZ-së numrin e llogarisë për donacionet gjatë fushatës elektorale, ndërkohë që 30 parti të tjera nuk e kanë kryer këtë detyrim
Kështu transparenca e fondeve që partitë përdoren në fushatën elektorale pritet të jetë një tjetër standart i munguar i këtyre zgjedhjeve.