E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kume “këshillon” partitë e reja: Lëreni turizmin politik, na mbushni mendjen neve që jetojmë në Shqipëri t’u japim votën

Ish-kreu i KQZ, Kristaq Kume, i ftuar në studion e “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka folur për procesin zgjedhor në Shqipëri, ku për herë të parë do të votojnë edhe emigrantët.

I pyetur nga moderatorja Borakaj se a do t’i favorizojë vota e emigrantëve partitë e reja, Kume tha se forcat e reja para se të kërkojnë votën e emigrantëve duhet tu mbushin mendjen shqiptarëve të Shqipërisë.

Siaps tij partitë e reja duhet të lënë mënjanë turizmin politik, pasi vota e emigrantëve do të shkojë më së shmuti për forcate  mëdha politike.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Mendon se favorizohen partitë e vogla nga vota e emigrantëve?

Kume: Nuk di se çfarë do të bëjnë emigrantët, por me mendjen e plotë që duhet ta konsiderojnë, partitë e vogla mos e shikojnë suksesin te vota që ju vjen nga jashtë.

Borakaj: Duhet të thithin elektoratin brenda?

Kume: Ka dy të mëdhenj që garojnë se kush do të marrë më shumë vota jashtë. Partitë e reja të na mbushin mendjen neve që jemi këtu. Nuk e kam kuptuar asnjëherë atë që një nga këto subjektet këtu e ka bërë shumë me qytetarët që bëjnë me qytetarët jashtë vendit. E kam quajtur më shumë si turizëm politik.

Borakaj: I deklarojnë ata kostot?

Kume: Ka shumë probleme që mund të bëhen objekt diskutimi për mua. Të paktën deri më sot nuk dimë asgjë se sa shpenzojnë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›