E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kunati i Dajtit kerkon lirim nga qelia gjykata e refuzon

TIRAN- Edhe pse kane kaluar 16 muaj nga fillimi i shqyrtimit gjyqesor te dosjes penal ne ngarkim te Dritan Dajtit kunatit te tij Ergest Xhoxhi dhe shokut te tyre Mariglen Muca Gjykata per Krime te Renda ne kryeqytet ka mundur te pyese vetem tre deshmitare te akuzes nga 29 qe jane ne total. Shkak per kete zvarritje sipas togave te zeza ka qene mungesa e avokateve dhe kerkesat per shtyrje te te pandehurit Dajti.

Te ndodhur ne keto kushte prokuroret Eugen Beci dhe Ardian Nezha i kerkuan gjykates qe procesi gjyqesor ndaj te pandehurve te akuzuar per vrasjen e kater policeve te vazhdoje tre here ne jave. Kerkese kjo qe u pranua nga togat e zeza qe vendosen qe cdo te hene te merkure dhe te premte te zhvillohet procesi gjyqesor ndaj Dajtit dhe bashkepunetoreve te tij.

Nga ana tjeter paraditen e djeshme ishte avokati i Ergest Xhoxhit dhe vete ky i fundit qe i kerkuan gjykates te urdheroje lirimin e tij nga burgu pasi kishin mbaruara afatet e paraburgimit prej 12 muajsh. Kete pretendim avokati Arben Qeleshi e mbeshteti ne faktin se akuza per te cilen akuzohet klienti i tij parashikon nje denim te vogel dhe nuk mund te qendroj ne qeli me shume se 12 muaj.
Por kjo kerkese u kundershtua nga prokuroret e ceshtjes te cilet kerkuan rrezimin e kerkeses cka u pranua edhe nga Gjykata. Nderkohe po dje para Gjykates per te disaten here paraqiti kerkesen per vecim te dosjes edhe i pandehuri Mariglen Muca. Kerkese kjo qe u kerkua te rrezohet nga prokuroria dhe u rrezua me pas nga Gjykata per Krime te Renda. Pas rrezimit te ketyre kerkesave avokatet u larguan nga salla e gjyqit duke i lene togave te zeza te vetmen alternative te shqyrtimit te gjyqit me avokat kryesisht te caktuar nga vete Gjykata per te vazhduar gjyqin me pyetjen e deshmitarit te policise F.G.
Ky i fundit ka qene pjese e efektiveve te policise ne operacionin per arrestimin e Dajtit. Por me te filluar seanca e pyetjes nga prokuroret e ceshtjes i pandehuri Dajti kerkoj nga Gjykata te nderpres shqyrtimin gjyqesor pasi nuk ndihet mire nga ana shendetesore. E ndodhur ne keto kushte togat e zeza vendosen nderprerjen e seances gjyqesore per te vazhduar te henen paradite. Sipas akuzes i pandehuri Dajti akuzohet per vrasjen e policeve Fatos Xhani Kastriot Feskaj Sajmir Duckollari dhe Altin Dizdari si dhe vrasjen e shtetasit Ledjon Mara dhe plagosjen e adoleshentit F.Sh.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›