Ne gjyq ish-kryetari i Komunes Preze dhe ish-vartesit e tij

TIRAN- Task-Forca e prokurorise se Tiranes mbylli hetimet dhe dorezoi per gjykim dosjen penale ndaj ish-kryetarit te Komunes se Prezes te pandehurin Ramazan Garipi dhe dy vartesit e tij shtetasit Haki Axha dhe Sadik Zela. Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare te institucionit te akuzes sipas te cileve tre te pandehurit akuzohen per kryerjen e vepres penale te shperdorimit te detyres dhe falsifikimit te dokumenteve.
Sipas dosjes penale me nr.1307 i pandehuri Ramazan Garipi ka shperdoruar detyren se bashku me shtetasit Haki Axha dhe Sadik Zela te cilet me ane te dokumenteve te falsifikuara kane tjetersuar nje prone prej 10 dynym toke ne komunen Preze. Pas dorezimit te dosjes ne Gjykate nga institucioni i akuzes kancelaria e togave te zeza me ane te shortit elektronik ka caktuar treshen gjykuese te kryesuar nga gjyqtari Bujar Krasniqi per gjykimin e ceshtjes.
Kallezimin ndaj ish-kryekomunarit te Prezes e kane bere nje familje po nga kjo komune token e te cileve e kishin pushtuar pronaret e rinj me ndihmen e dokumentacionit te falsifikuar. Me administrimin e ketij kallezimi nga Komisariati nr.5 dosja hetimore i ka kaluar Task-Forces se prokurorise se Tiranes e cila pas hetimeve disa mujore ka arritur te provoj se ish-krye/komunari 63-vjecar me ane te falsifikimit ka tjetersuar nje prone prej nje hektar toke duke ia kaluar personave qe nuk ishin banor te zones.