Kunati i Xhakjes refuzon te deshmoj

Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë, dëgjoi dëshmitarët e parë të vrasjes së Adem Tahirajt në procesin gjyqësor ndaj të pandehurit Ilir Xhakja. Kuanti I këtij të fundit, Ruzhdi Krasti refuzoj të pyetet për shkak të lidhjes familjare, refuzim ky që u miratua nga togat e zeza. Ndërkaq, me kërkesë të prokruorisë gjykata administroj dëshminë e shtatasve Ilirjan Keçi, Eltin Avrami dhe Zamir Qyrdja. Të tre këta dëshmitar, provuan se pasditen e 13 shtatorit në fshatin Katundi Sukth, kishte ndodh një ngjarje ku Ilir Xhakja ishte konfliktuar me punonjësit e policisë. Asnjëri prej tyre nuk e kishte parë ngjarjen, në momentin që Xhakja ka vrarë shefin e komisariatit të Shijakut Adem Tahiraj. Seanca e radhës do të mbahet me 13 mars ora 12:00, ku do të pyeten 5 dëshmitar të tjerë.