Qente e policise dalin ne shitje

Qentë të cilët dalën të tretët në olimpiadën e qenve të policisë në vitin 2003, tani janë plakur. Kanë humbur instinktet dhe nuk mund të përballojnë dot stërvitjen
Ndryshimet politike të pasvitin 90-të i shpëtuan qentë e policisë nga plumbi i sigurtë kur arrinin moshën e plakjes..., tashmë ata shiten.
Me anë të një vendimi Këshilli i Ministrave ka nxjerrë në shitjen 8 prej tyre, të cilët kanë mbushur moshën e daljes nga shërbimi, apo që nuk kanë kaluar dot testin, duke u konsideruar skarcitete.
Për qentë e policisë stërvitja intensive nis në moshën 7 muajshe, zgjat 9 muaj, por edhe pas kalimit të testit dhe dërgimit në strukturat përkatëse të policisë, testohet për reflekset thuajse çdo vit.
Instituti i përgatitjes së qenve të policisë përgatit qen për gjetjen e lëndëve eksplozive, drogë, për gjurmë e turma, dhe së fundmi edhe për gjetjen e kufomave.