E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kundër Francës duam fitoren

Trajneri i Spanjës Vicente del Bosque u shfaq thellësisht i zhgënjyer nga barazimi 1-1 me Finlandën, që e detyrohon “La Rohan” të fitojë në përplasjen direkte me Francën nëse dëshiron të kualifikohet e para e Grupit. Për teknikun nga Salamanka, dy pikët e humbura mund të kushtojnë rëndë.

Jam shumë I zhgënjyer, më duket e pamundur që kemi barazuar me Finalandën. E dominuan takimin, luajtëm shumë të organizuar, por në fund pësuam një gol në një nga rastet e pakta kur kundërshtari kaloi në gjysmëfushën tonë. Fakti që nuk fituam mund të na kushtojë rëndë.

Gjithsesi Del Bosque kërkon të mbajë moralin lart, duke kujtuar se Spanja e ka vetë në dorë fatin e saj.

Spanja nuk varet nga kundërshtarët, por nga vetja. Ne jemi një skuadër e madhe dhe mund të fitojmë në Francë, edhe pse do të na duhet të marrim iniciativën, pasi kundërshtarëve tanë u intereson thjesht të mos humbasin.

Nga ana tjetër, trajneri I Francës Didier Deschamps e pranon se barazimi I Spanjës I ndyrhson disi gjerat, por siguron se të martën “Gjelat” nuk do të luajnë për barazim.

Për ngjëja më e rëndësishme ishte fitorja me Gjerogjinë, duke përmbushur detyrën tonë. Më duhet të pranoj që barazimi I Spanjës I ndryshon pak gjërat, por ne nuk do të luajmë për barazim në përplasjen direkte.

Kryesfida Francë – Spanjë do të luhet të Martën, në orën 21:00, në “Stade de Francë”./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›