E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kunder homologimit

Shume prej nesh e komentuan intervisten e fundit te ambasadorit te ShBA ne Tirane Arvizu dhene Zerit te Amerikes dhe me te drejte. Edhe pse z. Arvizu eshte para se gjithash diplomat dhe shume here eshte i detyruar te flase me gjuhe diplomatike fjala e tij degjohet si fjala e shtetit qe ai perfaqeson dhe pesha e ShBA ne politiken shqiptare mbetet vendimtare.


Megjithate nje pasazhi te intervistes nuk iu kushtua vemendja e duhur nga analistet edhe pse ai meriton te komentohet imtesisht ne vetvete dhe ne implikimet e shumta.


Ne kete pasazh ambasadori Arvizu konstaton ekzistencen e dy kampeve kundershtare te kunderta me pikepamje mjaft te kunderta ne politiken shqiptare dhe pastaj shton
Lajmi i mire eshte se ndryshe nga vendet e tjera te botes ketu nuk kemi te bejme me dy ideologji te kunderta lidhur me drejtimin e ardhshem te vendit.


Asnje njeri serioz ne Shqiperi nuk eshte per ndonje drejtim tjeter vecse per integrimin e plote te Shqiperise ne Bashkimin Evropian dhe ne Perendim per vazhdimin e lidhjeve te ngushta me Shtetet e Bashkuara. Pra nuk ekzistojne ndarje serioze sektare ne Shqiperi. Kemi te bejme thjesht me politika personale.


Vertet drejtimet dhe orientimet strategjike te politikes se jashtme shqiptare - integrimi i plote i Shqiperise ne Bashkimin Europian dhe vazhdimi i lidhjeve te ngushta me Shtetet e Bashkuara nuk jane vene ndonjehere ne diskutim cka do te thote edhe se partite politike e majta dhe e djathta pajtohen mes tyre per keto pika te programeve.


Ne vijim te argumentit te vet ambasadori Arvizu e perdor kete premise per te nxjerre perfundimin se nuk ekzistojne ndarje serioze sektare ne Shqiperi dhe se kundertite e kunderveniet mes forcave politike kane te bejne thjesht me politika personale dhe kjo deklarate te ben te mendosh.


Nga njera ane lufta politike ne Shqiperi dhe kudo gjetiu nuk behet vetem per ceshtje te politikes se jashtme dhe te strategjise nderkombetare sado te rendesishme te jene keto. Nga ana tjeter nuk duket se eshte per tu pershendetur as per tu konsideruar gje e mire fakti qe partite politike ne Shqiperi i kane programet kaq te ngjashme mes tyre dhe praktikisht luftojne mes tyre per pushtet dhe politika kuadri jo per ceshtje politikash te mirefillta duke perfshire politiken e jashtme dhe perparesite strategjike.


Varferine e debatit politik ne Shqiperi nuk po e konstaton i pari ambasadori Arvizu. Programet e partive te ndryshme jane publike dhe kushdo mund ti krahasoje per tu skandalizuar vete dhe vetvetiu me shkallen e homologimit.


Kuptohet edhe se kur forca te ndryshme madje te kunderta politike luftojne per te njejtat objektiva dhe u falen te njejtave vizione ne politike dhe ne ekonomi ne industri dhe ne bujqesi ne finance dhe ne transport ne mjedis dhe ne kulture ne arsim dhe ne shendetesi atehere lufta politike mes tyre eshte e denuar njefaresoj te mbetet lufte politikash personale ose per te marre dhe mbajtur pushtetin.


Me fjale te tjera nese partite politike nuk arrijne te imponohen si percuese sistematike idesh politike dhe programesh qe shprehin interesat e shtresave ose te grupeve te ndryshme sociale atehere dallimi mes tyre do te priret te kristalizohet si dallim ose kundervenie mes personave ne udheheqje te partive dhe vete partite do te priren te rregjohen ne klane te kristalizuara rreth krereve perkates.


Edhe ne fushen e perparesive strategjike te politikes se jashtme ku ambasadori Arvizu veren se nuk ka dallime ne pozicionet e paleve do te kishte vend per sugjerime diferencimesh politike - p.sh. ne lidhje me shpejtesine dhe natyren e reformave te kerkuara e ndonjehere te imponuara nga organizmat nderkombetare ose bashkepunimin ekonomik me fqinjet ose pjesemarrjen ne operacione ushtarake dhe te anti-terrorizmit sic ndodh rendom ne vende te tjera te Europes dhe te botes. Ka dicka te pasinqerte hipokrite madje fshehtazi kercenuese ne kete mungese teresore diferencash mes qendrimeve ndaj ceshtjeve madhore strategjike dicka qe fare lehte mund te merret si poze oportuniste ose edhe per ta thene troc falsitet.


Megjithate mungesa e diferencave ne politika programe dhe qendrime terheq vemendjen per natyren e vet skandaloze tjeterkund - dhe pikerisht ne ceshtje qe kane te bejne me zhvillimin ekonomik te Shqiperise vete politikat sociale politikat e mjedisit dhe te turizmit politikat e arsimit dhe te shendetesise politikat e zhvillimit urban politikat e transportit publik ose te gjitha ato sfera ne te cilat partite politike do te duhej te luftonin normalisht per interesat e shtresave grupeve dhe te paleve qe perfaqesojne me perkufizim te ndryshme.


A eshte gje e mire kjo Natyrisht qe nuk eshte gje e mire. Mungesa e luftes politike ose e pluralizmit politik te mirefillte krijon ne publik dhe ne vete elitat politike iluzionin se ka vetem nje bashkesi zgjidhjesh politike te pranueshme dhe se e vetmja ceshtje ne diskutim eshte se cila pale pikerisht e majta apo e djathta PS-ja apo PD-ja Hasani apo Hyseni eshte pala e pershtatshme per ti mbikeqyrur dhe zbatuar keto zgjidhje te paracaktuara zakonisht nga te tjeret ekspertet idealisht nga te huajt.


Logjikisht ky iluzion i demshem madje i rrezikshem shpie ne ate realitet ku lufta politike mes paleve shnderrohet ne perplasje personalitetesh ose perballje personash jo idesh.


Ambasadori Arvizu me te drejte persiat qe politika shqiptare nuk artikulohet sipas kundertish madhore por eshte e kapur do te shtonim ne perjetesisht dhe deshperimisht ne ngercin e perplasjes mes lidereve te grupimeve ose te klaneve te cilat per shkak te nje incidenti leksikor quhen ende parti politike por qe ne te vertete konstituohen si shtabe gjeneralesh te betejave te pafund per pushtetin ne qender dhe ne baze dhe kuadrin ne administrate dhe ne institucionet.


Kjo vertet mund te sherbeje si prove qe nuk ekzistojne ndarje serioze sektare ne Shqiperi por z. Arvizu duket se e nenvlereson nevojen e ngutshme qe ndien politika shqiptare ne qender dhe ne periferite per pluralizem te mirefillte te ideve jo te personave.


E kam fjalen per ate lloj pluralizmi qe kultivohet ne nje vend perendimor model si vete ShBA ku lufta politike shtjellohet e gjalle dhe zakonisht e shendetshme ne te gjitha nivelet qe nga ceshtje madhore si ajo e nderhyrjes amerikane ne Lindjen e Mesme ose e pranise ushtarake amerikane ne bote e deri ne ceshtje sociale te tilla si reforma ne sigurimet shendetesore globalizmi dhe ekonomite lokale shkalla e nderhyrjes publike ne ekonomi drejtimet e investimeve ne teknologji tarifat fiskale per shtresat e ndryshme te popullsise transporti publik/vs. transporti privat nderprerja e vullnetshme e shtatzenise marredheniet mes fese dhe shtetit dhe jo per tu nenvleresuar martesat gay ose qendrimi ndaj homoseksualeve ne forcat e armatosura.


Dy forcat politike kryesore amerikane demokratet dhe republikanet artikulojne pozicione kaq te arsyetuara dhe te perpunuara ndaj ketyre ceshtjeve sa ndonjehere mjafton ta degjosh a ta shohesh ceshtjen te formuluar per te marre me mend se si do te pozicionohen demokratet dhe si republikanet cka do te thote edhe se pluralizmi politik ne ShBA eshte i integruar thelle ne jeten sociale te vendit dhe arrin ti shprehe kontradiktat brenda shoqerise amerikane ne menyre organike dhe te pavarur nga individet qe e percojne kete politike dhe komunikojne me publikun.


Nga ambasadori Arvizu une do te kisha pritur per kete arsye qe ti shpjegonte publikut te Zerit te Amerikes se teatri i politikes ne Tirane qe u vjen perdite ne shtepi nepermjet mediave eshte me teper imitim mekanik i pluralizmit perendimor sesa versioni lokal i ketij pluralizmi se nje shoqeri nuk mjafton te jete e percare dhe e segmentuar per tu konsideruar si pluraliste dhe se kur nje regjim autoritar shembet dhe copetohet bujshem ne disa pjese keto pjese nuk mjaftojne ne vetvete per tu sherbyer si themel politikave pluraliste.


Aq me rendesi kritike eshte anemia e debatit politik te mirefillte mes elitave politike ne Tirane sa pa e tepruar mund ta numeronim mes shkaqeve te pareduktueshme te krizes te tanishme institucionale dhe konstitucionale sa kohe qe lideret politike po e bejne zakon te luftojne jo aq per te cuar perpara kete apo ate program strategjik ose nisme konkrete sesa per te qendruar ne pushtet me cdo kusht me bindjen se nderrimi i tyre ne krye te puneve nuk do te kete asnje domethenie ne jeten politike shqiptare pervec stafetes se klaneve dhe hemorragjive shoqeruese te kuadrit ne te gjitha nivelet dhe instancat.


E ushqyer nga varferia e mendimit politik kjo bindje ka gjetur shprehje tani se voni ne pikepamjen mjaft te perhapur se si Berisha si Rama jane njelloj e cila homologon jo vetem dy lideret politike te paleve nderluftuese por edhe vete partite politike te cilat identifikohen nepermjet ketyre dy personave dhe konstituohen si zgjatime te trupit dhe te personalitetit tyre ne shoqerine shqiptare.


shte nje pikepamje ne thelb anti-politike nga e cila asnje e mire nuk i vjen Shqiperise dhe qytetareve por per te cilen pergjegjesi kane vetem e vetem elitat politike te cilat e kane thjeshtuar gjakimin e tyre ne nje kacavarje primitive pas pushtetit te konceptuar si administrim te plackes.


Kjo varferi kjo amulli ky rrafshim i mendimit dhe i debatit politik nuk premton asgje te mire edhe per zgjedhjet lokale pavaresisht nese keto do te zhvillohen tani ose do te shtyhen me pas ose do te gershetohen me zgjedhje te tjera ose referendume. Nese qytetaret do te thirren ne mes te kacafytjes politike te tanishme per te zgjedhur deri edhe ne kendet me te humbura e me te amortizuara te provinces shqiptare midis ketij njeriu te Berishes dhe atij njeriu te Rames me shprese se rezultatet e zgjedhjeve lokale do te mund te shtihen pastaj ne pune si arme te reja ne dyluftimet mes krereve ne Tirane atehere nuk ka pse te cuditemi kur po keta qytetare ti pergjigjen fteses per pjesemarrje me indiference dhe karikatures se pluralizmit ti kunderpergjigjen me nje karnaval te demokracise.


Ne rrethana te tilla e kote ta shtojme edhe objektivat madhore te politikes se jashtme shqiptare integrimi politik dhe ekonomik ne BE dhe ruajtja e marredhenieve te ngushta me ShBA do te vijne duke u zbrazur krejt per nga kuptimi meqe nuk do te shprehin aq vullnetin politik te qytetareve sesa oportunitetin politik te elitave perkatese ne emer te mbijeteses se tyre si elita ne pushtet.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›