E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bukuri per frike si e Caravaggios

Premiere Caravaggio Gjak dhe Drite i Tony Candeloros ne TKOB. Koreografi i nxjerr personazhet nga kuadrot e Caravaggios per te rrefyer jetet e tyre dramatike
Me Candeloron ne nje bisede per idete dhe mesazhet qe jep sot arti i Peseqindes dhe rimarrja e tij ne nje skene baleti


Kur tregon sesi Longhi kritiku qe zbuloi veprat e Caravaggios ne vitet 40 u tha njerezve qe nuk duhet te skandalizohemi nga bukuria nuk duhet te skandalizohemi nga realiteti nuk duhet te skandalizohemi qe nje prostitute ka imituar Shen Merine Tony Candeloros i shkelqejne syte dhe e ve theksin te keto fjale per te deshmuar rendesine e nje zbulimi. Caravaggio Michelangelo Merisi 1571 - 1610 piktori italian i periudhes baroke eshte per te mjeshter i zberthimit te natyres njerezore ai eshte nje regjisor psikolog artist i vertete.


Per kete arsye piktoret manieriste qe kishin krijuar para Caravaggios e urryen sepse ai i hapi deren piktures baroke drites teatrale qe e thekson dhe e pasuron portretin njerezor vazhdon Candeloro.


Prej magjise qe i frymezon piktori balerini italian krijoi koreografine Caravaggio Gjak dhe drite 12-14 shkurt ne TKOB. Muzika eshte shkruar Arcangelo Corellin dhe Shpetim Kushta. Skenografine e ka marre vete persiper Candeloro.


Interpretojne Enada Hoxha Erisa Gina Odeta Dishnica Jonida Onuzi Greta Hushi Elona Nallbani Ledia Sula Rovena Shqevi Gerd Vaso Ervis Nallbani Fatjon Lito Elton Merja Endri Shkoza etj..


Gjate provave pame se Tony iu kerkonte balerineve me shume dinamike dhe plastike sepse jane tipare te personazheve qe gdhend Caravaggio.


Ne Teatrin e Operes Candeloros i eshte dhene shpesh rasti per te sjelle idete dhe krijimtarine e tij origjinale. Ai eshte koreograf i Paganini 2006 Caro Mozart 2008 Die Schopfung Krijimi 2009. Ai thote se ushtrimi i rolit te koreografit vjen per nje balerin pas nje karriere te gjate. Tony ka shetitur ne te gjithe Evropen ne Kine Rusi Amerike. shte drejtor artistik ne kompanine e baletit Balletto di Puglia dhe jep mesim ne shkollen e krijuar brenda kesaj kompanie.


Per cfare ju frymezon Caravaggio


Une jam koleksionist kuptohet jo i Caravaggios por nje koleksionist baleti. Kam nje koleksion veprash kostumesh nga 1600 deri me sot te veprave te baletit qe kam gjetur ne France dhe nje sektor te bukur te baletit rus koreografi moderne nga Stravinski. Kuadrot e Caraviaggios nuk me duken thjesht piktura per mua jane me shume. Nepermjet tyre ai jep nje mesazh te shkelqyer per njerezit. Ato perfaqesojne friken nga e verteta.


Sheh nje kuadro te tij dhe bukuria te shkakton frike bukuria e nje djaloshi lakuriq qe te veshtron apo portreti i nje gruaje te ulur qe mban emrin e Madalenes por qe eshte nje grua fare e zakonshme nje bareshe me nje portret dramatik. Ai na ben te kuptojme sesa te rendesishem jemi. Sa misterioz eshte ky kalim qe bejme ne toke dhe sesa e rendesishme eshte te prekesh gjithcka. Kujtojme se Caravaggio ishte bir i nje inxhinieri te rendesishem por kur nuk kishte me para dhe donte te shkonte ne Rome - asokohe Roma ishte qendra e kultures boterore.


shte detyruar te vjedhe. E kane kapur duke vjedhur e kane kapur me te mitur me prostituta qe me pas shfaqen ne kuadrot e tij. Ama Caravaggio ishte i vertete nje burre qe i provonte mundesite qe i jepen njeriut ne toke. Ky njeri vinte nga nje kulture. Prandaj ne kuadrot e tij ne i shikojme te gjitha vepren tridimensionalie por edhe tridimensionalitetin e njeriut.

Si e keni menduar premieren qe shohim neser


Baleti nuk tregon historine e Caravaggios. Do ishte ide naive sepse jemi ne vitin 2011. Une shpresoj te prek plastiken e ketyre personazheve ti bej dinamike ti kthej keto kuadro koreografike ne personazhe te kohes.


Nuk dua te imitoj epoken e Caravaggios thjesht dua te rrembej te perfitoj nga ky gjeni universal nga mesazhi i tij. Nuk them se do te sjell dicka te re. E reja per mua nuk ekziston ekziston vazhdimesia. E reja nuk eshte gje tjeter vecse te jetosh kete kohe duke njohur ate qe ka ndodhur dje. Nepermjet ketij baleti dua qe Caravaggio te mund te jetoje jo aq ne saje te imitimit piktorik por per masazhin e madh qe ai i dha njerezimit.


A ka nje histori qe i lidh jetet e personazheve


Ka por ekziston brenda meje. Ketu une sjell impresionin tim per Caravaggion. Personazhet e ketij baleti duhen zihen urrehen ndahen. Shpeshhere trupat e tyre jane te fiksuar te palevizshem me nje shprehi te tyren.


Uroj qe te kuptohet edhe ideja qe kam dhene ne kete veper ai raport indiferent qe kam me manierizmin. I jepet me shume shtyse lirise se pasionit qe shpesh ne e fshehim. Duket sikur tani po i dorezohemi manierizmit maskimeve gruaja mashkullore burri femeror qe per mua jane dukuri te injorances.


Te kalojme te puna juaj. Ju shohim shpesh te zgjidhni Enaden dhe Gerd Vason per rolet protagoniste.


Ne kete balet kercejne te gjithe. Edhe ne Krijimin e Haydn-it vallezonin te gjithe. Une mendoj te kunderten qe me kete balet nxjerr ne pah disa individe nga trupa.


Duket se ju pelqen te eksperimentoni me krijime dhe autore pak ose aspak te permendur per koreografine.


Vij nga nje karriere e baletit romantik por ky eshte nje moment ndryshimi per mua duhet ecur perpara. I dua klasiket vetem qe tani duhet te dalesh ne skene jo me manieriste. Manierizmi nuk eshte stil. Duhet bere shume kujdes.


Sot i hapin shume kembet edhe ne nje balet qe kerkon inteligjence interpretuese. Edhe ne Opera ka njerez qe ulerijne se kane ze te bukur. Por nje ze i bukur lind. Nderkohe qe ka njerez qe me nje ze te vogel bejne karriere te shkelqyer. Ky eshte ligji i cilesise.


Per kete faze te teatrit tone cfare mendimi keni


shte nje moment qe duhet ta cmojme. Nje moment i revolucionit ne kuptimin e mire te fjales sepse shohim koncerte si ky mes Shqiperise dhe Bosnjes shikojme interpretues nderkombetare shohim turne dhe kjo duhet te ndodhe.


Nuk ndodhin gjithmone bashkeprodhime si keto qe keni pare ju...
E di. Por ju them nje gje qe udhetime te shpeshta nuk ndodhin gjithkund sepse nuk ka para. Sot edhe Opera e Parisit nuk ben turne. Megjithate nje teater lidhet me boten behet nderkombetar jo vetem nepermjet turneve. Nje menyre e mire qe te vendosen kontakte eshte qe te kesh nje drejtues qe flet 10 gjuhe te huaja qe eshte i ftuar ne te gjithe boten ne konferenca mbi kulturen. Mendoj se ne kete moment edhe kritika duhet te jete pozitive me teatrin jo pozitive per te thene qe po shkon mire po te tregoj realitetin.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›