E Diel, 1 Nëntor 2026

Kundër “amnistisë", 6 000 peticionistë

Deri në orën 12:00 të ditës së sotme, afër 6 mijë qytetarë kanë nënshkruar peticionin kundër Projektligjit për Amnisti.

Këtë gjë e konfirmoi për  “Zërin”, Ilir Deda, drejtor ekzekutiv në Institutin Kosovar për Hulumtim dhe Zhvillim të Politikave – KIPRED.

Sipas tij, ky peticion do të jetë i hapur deri të premten.

“Deri në orën 12:00 të ditës së sotme, kanë qenë afër 6 mijë nënshkrime kundër Projektligjit për Amnisti. Këto shifra janë nga e gjithë Kosova, por nuk janë shifra preliminare”, ka treguar Deda, i cili shtoi se deri të premten pret që të kalohet numri i nënshkrimeve që nevojitet për ta dërguar në presidencë.

Numri i nevojshëm për ta kundërshtuar Projektligjin për Amnisti është 10 mijë nënshkrime.

Po ashtu gjatë ditës së sotme është shtuar edhe numri i protestuesve para Kuvendit të Kosovës, të cilët sot kanë hyrë në ditën e pestë të protestës. Kjo protestë është organizuar nga shoqëria civile, por e veshur nën petkun e Lëvizjes Vetëvendosje.

Nesër në ky grup protestuesish në orën 11:00 do të protestojnë para Kuvendit të Kosovës kundër miratimit të Ligjit të Amnistisë./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›