Rusi: Gjykata e konfirmon ndalesën për shamia

Gjykata Supreme e Rusisë e ka konfirmuar ndalesën për bartjen e shamitë në shkolla në rajonin multi-etnik Stavropol.
Avokat i familjeve myslimane në Stavropol, që e ka inicuar apelin, Murad Musayev, tha se ai planifikon ankesë kundër vendimit të sotëm të gjykatës, transmeton Rel.
Në vjeshtën e kaluar, guvernatori i Stavropolit e kishte përcaktuar kodin e veshjes për shkollat në rajon, përfshifë edhe ndalesën e bartjes së shamive në shkolla.
Disa familje ishin ankuar që vajzat e tyre, që bartin shami, nuk ishin lejuar të hynin në shkollë.
Një gjykatë rajonale në Stavropol kishte vendosur se paraqitja e kodit të veshjes ishte veprim legal./Indeksonline/