Kundër, pa rezistencë
-490x320.jpg)
Shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë, Pieter Feith ka deklaruar se zyra e BE’së, e hapur në Veri të Mitrovicës, forcon Strategjinë për integrimin e Veriut të Kosovës, përderisa i ka dhënë përkrahje të dërguarit të BE’së për Veriun Ambasadorit italian Michael Giffoni.
“Mendoj se është sqaruar shumë mirë nga Ambasadori Giffoni, Shef i kësaj Zyre, se Bashkimi Europian dëshiron të ketë një prani më të madhe në Veri për të punuar në respektimin e sundimit të ligjit dhe për t’i dhënë EULEX’it më shumë mundësi që të ushtrojë mandatin e tij. Kjo ishte e para. E dyta, që qytetarëve të Veriut t’iu prezantohen vlerat europiane, t’iu ofrohen shërbime më të mira dhe t’iu përmirësohet standardi jetësor dhe kushtet socio-ekonomike. Dhe unë pajtohem plotësisht me ketë sqarim”, ka thënë Feith në një intervistë për seksionin shqip të Radio Deutsche Welle.
Sipas Feith, zyra e BE’së e plotëson Strategjinë për Veriun e Kosovës.
“Ne kemi iniciuar ide të ngjashme me Qeverinë dhe është e qartë se ekziston një komponent, për të cilin Qeveria është veçanërisht e interesuar dhe ai është decentralizimi dhe dëshira e Qeverisë për të krijuar lidhje administrative me komunat dhe në radhë të parë të shikohet mundësia për krijimin e komunës së re në Mitrovicën e Veriut dhe për mbajtjen e zgjedhjeve, siç kemi bërë edhe në komunat me shumicë serbe në pjesën jugore”, ka thënë ai.
Por Feith ka kundërshtuar mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Veri.
“Ne nuk do të njohim rezultatin e zgjedhjeve të mbajtura nga Serbia, dhe si ICR po e përsëris, ne do të fokusohemi në zgjedhjet që do të mbahen nën autoritetin e autoriteteve të Prishtinës. Për atë se sa do të vonojë kjo gjërat është vështirë t'i parashikosh, duhet të shohim se si do të jetë përgjigja e banorëve lokalë, sepse pranimi prej tyre ta është qartazi faktor përcaktues. Ne mendojnë se kryesorja është që BE dhe ndërkombëtarët e tjerë të kenë mundësi të lëvizin më lirisht në Veri dhe që të ketë më pak rezistencë ndaj pranisë sonë”, ka thënë ai.
Feith ka theksuar se tha se zgjedhjet në Mitrovicë varen shumë nga pranimi nga banorët lokalë dhe se qytetarët në veri ata janë ata që do të përcaktojnë se sa shpejt mund të realizohen objektivat për mbajtjen e zgjedhjeve në Mitrovicën Veriore.
“Prandaj akoma nuk kemi caktuar ndonjë datë. Së pari do të ketë zgjedhje, që do të organizohen nga Serbia, por shpresojmë se shpejt pas tyre ne do të mbajmë zgjedhjet, siç janë paraparë nga Qeveria”, ka thënë Feith.
“Ne mendojnë se kryesorja është që BE dhe ndërkombëtarët e tjerë të kenë mundësi të lëvizin më lirisht në veri dhe që të ketë më pak rezistencë ndaj pranisë sonë. Kjo prani nuk duhet të shihet si kërcënim. Dhe ne duhet të shohim se si do të funksionojë kjo me kalimin e kohës, kështu që shpresoj që pas zgjedhjeve paralele kushtet do të jenë më të përshtatshme dhe që temperaturat do të ulen, dhe që njerëzit në veri do ta kuptojnë dhe pranojnë se ne kemi qëllimet më të mira”, ka thënë ai.
Feith është ka folur edhe për deklarata e shumta të faktorit ndërkombëtar të kohëve të fundit rreth korrupsionit dhe mundësisë së arrestimeve “të nivelit të lartë”.
“Mendoj se kjo çështje në radhë të parë i përket gjyqësorit, do të thotë EULEX-it dhe gjyqësorit të Kosovës. Nëse janë duke u zhvilluar hetime, atëherë kjo mund të çojë në procedura të mëtejshme në bazë të akuzave. Nuk më përket mua që të mbaj ndonjë qëndrim për ketë. Në ketë moment i përket institucioneve gjyqësore që të bëjnë punën e vet dhe nëse është e nevojshme të sjellin në gjykatë njerëzit, që janë nën hetime. Dhe unë po e përcjell ketë me interesim të madh”, ka deklaruar Shefi i ICO’së.