No Guns, Only Roses

Kryeministri Hashim Thaçi i ka bërë publike ndryshimet në Kabinetin e tij, të mërkurën pasdite, katër muaj pasi që riformatizimi i Qeverisë doli të jetë shpëtimi i vetëm i koalicionin aktual qeverisës, PDK-LDK.
Kështu, përmbyllja e këtij procesi i jep fund dyshimeve për mbijetesën e koalicionit.
Gjashtë ministra u shkarkuan.
Tre të PDK’së, tre të LDK’së.
Po ashtu, u formua edhe Ministria e Integrimeve Europiane.
Zenun Pajaziti (Ministër i Brendshëm), Nekibe Kelmendi (Ministre e Drejtësisë), Arsim Bajrami (Ministër i Administratës Publike), Alush Gashi (Ministër i Shëndetësisë), Idriz Vehapi (Ministër i Bujqësisë) dhe Valton Beqiri (Ministër i Kulturës) nuk do të ulen më në Sallën e mbledhjeve të Qeverisë.
Ata do të zëvendësohen nga Bajram Rexhepi (Ministër i Brendshëm), Haki Demolli (Ministër i Drejtësisë), Edita Tahiri (Ministre e Administratës Publike), Bujar Bukoshi (Ministër i Shëndetësisë), Blerand Stavileci (Ministër i Bujqësisë) dhe Lutfi Haziri (Ministër i Kulturës).
Ministër i Integrimeve Europiane, ndërkaq, është emëruar Besim Beqaj.
Megjithëse ndryshimet kanë përfshirë mbi 30 për qind të Qeverisë së Kosovës, Kryeministri Hashim Thaçi nuk ka dhënë asnjë arsye për motivet e shkarkimit të ministrave, e as për kriteret që janë ndjekur me këtë rast.
Ai vetëm i ka lavdëruar ish-ministrat.
“Si Kryeministër jam i lumtur që kam pasur nderin të bashkëpunoj ngushtë me secilin prej këtyre ministrave dhe duhet t’i falënderoj para së gjithash për përkushtimin dhe përgjegjësitë e tyre shtetërore që kanë treguar. Gjithmonë i kanë shërbyer vendit, Qeverisë, i kanë shërbyer vizionit shtet ndërtues dhe vizionit të qeverisjes dhe përkushtimit për të integruar Kosovën në NATO dhe në BE”, tha Kryeministri, para gazetarëve.
Diplomatët perëndimorë i kishin sugjeruar Kryeministrit që lufta kundër korrupsionit të jetë motiv kryesor në procesin e riformatizimit të Qeverisë. Por, këto sugjerime nuk duket se janë ndjekur me këtë rast. Ministrat e shkarkuar nuk janë ndër më të përfolurit për korrupsion. Ata, më shumë, njihen si politikanë pa fuqi të madhe në subjektet që u përkasin.
Madje, Kryeministri Thaçi nuk ka pranuar asnjëherë që të thotë se ndryshimet vijnë si pasojë e mos-efikasitetit të ministrave të caktuar. Ai vazhdimisht iu ka referuar këtij procesi i “riformatizim afirmativ”.
Kështu foli edhe të mërkurën.
“Ky riformatizim afirmativ është vendim për fuqizimin e vlerave tona angazhuese për të ardhmen tonë europiane. Qeveria e Kosovës është Qeveri reformatore, është Qeveri e integrimit, e hapjes dhe e perspektivës së sigurt për qytetarët e vendit”.
Thaçi nuk ka dashur të flas as për dy ministrat e tij të rinj - Lutfi Hazirin e Bujar Bukoshin - të cilët gjatë gjithë fushatës elektorale për zgjedhjet komunale kishin hedhur akuza të rënda në adresë të tij.
“Unë e kam theksuar gjithmonë se duhet mësuar njerëzit me demokraci. Kësaj radhe edhe njerëzit që dëshirojnë të merren me të kaluarën”, deklaroi ai.
Ndryshe, procesi i riformatizimit të Qeverisë është drejtuar plotësisht nga liderët e dy partive. Përderisa Kryetari i PDK’së është takuar veç e veç me ministrat që u shkarkuan të mërkurën, Kryetari i LDK’së ka komunikuar përmes një letre me Kryesinë e partisë së tij.
Burime të Express sqarojnë se Kryesia e LDK’së e ka marrë listën me emrat e ministrave të shkarkuar dhe atyre që do të marrin postet e reja nga Presidenti Sejdiu. Kjo listë nuk është votuar fare në Kryesi, por vetëm u është komunikuar anëtarëve të saj nga Nënkryetari i Parë i LDK’së, Eqrem Kryeziu, i cili ka qenë i ngarkuar nga Presidenti për t’ua komunikuar vendimin për emërimet e reja.
Lajmin për shkarkimin e ministrave të LDK’së e ka dhënë anëtari i Kryesisë, Sali Aslllanaj.
“Emrat e rinj në Qeveri do të jenë Lutfi Haziri, Bujar Bukoshi, dhe Haki Demolli”, ka thënë Asllanaj.
Ai ka mohuar që vendimi i LDK’së është marrë nën diktatin e Kryetari të PDK’së, Hashim Thaçi.
“Unë mendoj se nuk ka të bëjë me diktat të Hashim Thaçit. Ky është vlerësim i LDK’së, dhe nuk ka të bëjë me vlerësimet e PDK’së apo të Kryeministrit. Kjo është një punë brendshme e LDK’së dhe nuk është e ndikuar nga kryeministri”, ka thënë ai.
“Edhe pse ka qenë kërkesë e Kryeministrit, por gjithmonë në konsultim me LDK’në”, ka shtuar Asllanaj.
Nënkryetari i Parë i LDK’së, Eqrem Kryeziu, pas mbledhjes së Kryesisë, nuk përmendi emrat e ministrave që do të largohen, e as atyre që do të marrin postet e reja.
“Mbledhja ishte jashtëzakonisht e mirë. Madje dikush, nëse nuk ma keqpërdor këtë deklaratë, ishte një akti i solidaritetit dhe mirëkuptimit. Të gjithë jemi përmalluar për akte të tilla. Besoj edhe ju”, ka thënë ai.
Edhe në këtë paraqitje para mediave, Kryeziu ka folur me humor për ndryshimet në Qeveri, duke i kursyer emrat e ministrave të shkarkuar.
“A thash unë që e shkarkuam dikë? Sot Kryesia e LDK’së definitivisht mori vendim se e shpreh gatishmërinë në çdo moment për të bërë ndryshimet e nevojshme, pa marrë parasysh cili ministër është nga LDK’ja, me kusht që të përmirësohet përformanca e Qeverisë së Kosovës”, ka shtuar ai.
As Ministri në ardhje i Kulturës, Lutfi Haziri nuk e ka sqaruar vendimin e Kryesisë së LDK’së, derisa ka konfirmuar se do ta pranoi postin e ri.
“Unë jam njëri nga emrat që nëse LDK-ja me jep mandatin, që natyrisht jam i gatshëm me udhëheq detyrën”, tha Haziri.
Ndryshe, Nënkryetari i LDK’së gjatë muajve të fundit ka qenë kritikuesi më i madh i Qeverisë së Hashim Thaçit. Madje, ai pati krahasuar koalicionin ndërmjet LDK’së dhe PDK’së, si koalicion i trëndafilave dhe armëve apo “Guns N`roses”, duka ua atribuuar armët PDK’së. E tash, Haziri vendosi të behët pjesë Qeverisë, duke premtuar vazhdimin e kritikave ndaj keqqeverisjes.
“Unë do të vazhdoj me kritiku, për të gjithë ato pika që unë mendoj dhe LDK’ja kërkon të ketë përmirësime dhe angazhime konkrete. Kritika ka me mbet pjesë e punës, përderisa nuk arrihet misioni politik i LDK’së”, ka thënë Haziri.
Ministrja e shkarkuar, Nekibe Kelmendi ka thënë se nuk ka ofruar dorëheqje, por e pranon vendimin e Kryesisë së LDK’së. Ajo nuk harroi të përmend se postin e ka fituar edhe me gjak.
“E kam fituar atë post me punë, me djersë, me mund, me pastërti, me kredibilitet, me viktima, me të gjitha... Dorëheqje nuk jap, por vendimin e Kryesisë e pranoj”, tha Kelmendi.
Ajo sqaroi se nuk do të ikë nga LDK’ja.
“Unë e kam themeluar këtë parti bashkë me Presidentin Rugova dhe për mua do të ishte vetëvrasje politike nëse unë do të tërhiqem nga LDK”, tha Kelmendi.
Ministri i deritashëm i Kulturës, Valton Beqiri ka vlerësuar se këto ndërrime janë çështje politike mes partnerëve të koalicionit dhe nuk kanë të bëjnë me performancat menaxhuese.
“LDK është ajo e cila më ka emëruar mua dhe natyrisht e ka të drejtën të emëroj edhe dikë tjetër. Megjithatë unë pres që edhe LDK edhe Qeveria të dalin me një opinion publik, të performancës së suksesshme të Ministrisë së Kulturës, dhe mandej faktikisht nuk do të kemi keqkuptime rreth kësaj lëvizje”, ka thënë Beqiri.
Ai ka vlerësuar se këto ndërrime në kabinetin qeveritar janë çështje politike mes partnerëve të koalicionit dhe se nuk kanë të bëjnë me performancat menaxhuese.
“Kjo është një rrokadë dhe çështje e vendimit politik për ët cilën dihen arsyet. Ndërrimet ose largimet nuk kanë të bëjnë në këtë rast me ndonjë me perfomancë të dobët nga ministria”, ka thënë ai.
Ministri i Shëndetësisë, Alush Gashi nuk është dukur fare në Kryesinë e LDK’së dhe nuk ka folur për askund për shkarkimin nga posti që e ka mbajtur për dy vite.
As Ministri i ri i Shëndetësisë, Bujar Bukoshi nuk ka dashur të komentojë vendimin e LDK’së për t’u bërë pjesë e Qeverisë.