E Diel, 1 Nëntor 2026

Kundërshtari është në burg, Jorgo Goro: Himariotët po votojnë të qetë

Kundërshtari është në burg, Jorgo Goro: Himariotët po

Pak çaste më parë ka votuar në Himarë dhe kandidati socialist për bashkinë e qytetit bregdetar, Jorgo Goro.

Goro ka patur mundësinë të hedhë votën e tij, ndryshe nga kundërshtari Fredi Beleri i cili gjender pas hekurave të qelisë me akuzën e blerjes së votës.

Pasi ka votuar, Goro i është përgjigjur edhe akuzave të Vangjel Dules, duke thënë se nuk ka patur asnjë rast presioni në qendrat e votimit dhe se procesi në Himarë po shkon qetësisht.

“Sot qytetarët e Himarës duhet të shprehin vullnetin e tyre me votë, dhe vota duhet të jetë për atë që mendojnë, pa asnjë hezitim. I ftoj të gjithë qytetarët të vijnë të shprehin vullnetin e tyre pa asnjë hezitim.

Nuk ka një gjë të tillë, unë shpreh edhe njëherë atë që qytetarët e Himarës po bëjnë sot, ka qetësi”, u shpreh Goro.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›