Kundërshtitë për ‘Territorialen’, Mevlan Shanaj kritikon qëndrimin e Erion Braçes: Vendimet politike, janë dënime politike! Nuk i pranoj! Lëre njeriun të thotë mendimin e tij
Regjisori Mevlan Shanaj ishte pasditen e sotme në News24, teksa u pyet edhe për votën në parlament për reformën territoriale, që pati protagonist socialistin Erion Braçen.

Shanaj mendon se vendimet politike si ai i PS i urdhëruar nga Rama janë dënime politike. Sipas tij, deputeti dhe kushdo duhet të thotë mendimin e tij i lirë sepse përndryshe kemi të bëjmë me “stalinizëm”.
Regjisori shton se partitë politike shqiptare i janë dukur si “gogol”, pasi aty urdhëron kryetari që “bëj kështu”.
Shanaj: Çfare mendimi të jap unë. Braçe duket sikur lufton sikur nuk lufton. Pashë që i ishin vërsulur. Pashë që kishte bërë një reagim.
– Po, dhe pastaj thoshte: “Pse votova kështu?”. Domethënë, si të thuash, jo vendime në politikë, dënime në politikë do ta quaj unë. Po e dënojnë njeriun. Ka kaluar në format e Stalinit. Stalinizmi dënonte. Lëre, jemi në kohën e lirisë. Lëre njeriun ta thotë, ta thotë mendimin e tij.
– Po votoi, në fakt! Vendimet politike janë dënime politike. Unë nuk i pranoj.
Më është dukur si gogol partia. Partia më është dukur gogol se ai që është atje do më thotë bëje kështu. Mua të më thotë bëje kështu?! I vetmi njeri që mund të më thotë është Natasha. Natasha nuk është kështu.