E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kundershtohen zgjedhjet ne Moske

Mijëra mbështetes të liderit opozitar Aleksej Navalny u mblodhën në sheshin Bolotnaja të Moskës për të denoncuar rezultatin e zgjedhjeve lokale të së dielës, të bindur se ai është manipuluar në mënyrë që t`i jepej fitorja aleatit të presidentit Vladimir Putin.

Kritiku i Kremlinit doli i dyti ne garen per Bashkine e Moskes, duke siguruar dicka me shume se 27% te votave. Kryetari aktual i saj, Sergei Sobjanin, nje nga anetaret me te hershem te partise ne pushtet Rusia e Bashkuar, i fitoi zgjedhjet me 51,37% te votave, duke kaluar keshtu pragun e 50 perqindeshit qe dikton balotazhin. Navalny refuzoi të njohë rezultatin për të cilin thote se u arrit permes manipulimesh ne menyre qe Sobjaninit t'i siguroheshin me shume se 48 perqindeshi i votave qe ka arritur te mbledhe realisht. Blogeri i njohur kunder korrupsionit kërkoi mbajtjen mbajtjen e nje raundi te dyte votimesh mes të tij dhe rivalit te mbeshtetur nga Kremlini. Në zgjedhje morën pjesë edhe 4 kandidatë të tjerë, të cilët kanë grumbulluar shumë pak vota. Sobjanini pritej gjeresisht te triumfonte ne votimet e se dieles. Ne te kaluaren, ai ka sherbyer si shef kabineti i Presidentit Putin. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›